Sikur të kisha çelur
një lule e egër,
në luadhin më të largët malor.
Që nuk mund ta gjesh,
as ta blesh dot,
në ndonjë treg a dyqan lulesh.
E dehur nga dëbora e suferina,
S’do të përulesha kurrë.
Sikur të isha një rreze e praruar agimprurëse…
Një bulëz vese që nuk thahet.
Një përrua që nuk shteret.
Një buzëqeshje e lindur pas lotëve.
Një ëndërr që udhëton nga e kaluara.
Sikur të isha një fjalë e vetme
që fshin të gjithë ligësinë.
Sikur të isha lutja
Që zbon vetminë.
Sikur të isha shiu
Që zgjon dashurinë…