Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim ka vijuar takimet me zyrtarë të instancave të larta të vendit. Ditën e sotme ajo ka vizituar Prokurorisë së Posaçme, ku është takuar me prokurorët, që do të hetojnë krimin dhe korrupsionin në nivele të larta.
“Takimi i sotëm i Ambasadores së Shteteve të Bashkuara Yuri Kim me prokurorët e Zyrës së Prokurorisë së Posaçme ofroi një mundësi të shkëlqyer për të shkëmbyer pikëpamjet mbi ndihmën e vazhdueshme teknike të Shteteve të Bashkuara, ndërsa ata përballen me krimin e organizuar dhe hedhin hapat e para për të themeluar Byronë Kombëtare të Hetimit. #ShbaQendronKrahShqiperise”, -shkruhet në njoftimin e ambasadës amerikane./Opinion.al/
2