Dhjetëra përkrahës të Partisë Demokratike u mblodhën përpara godinës së Bashkisë së Tiranës, duke bllokuar trafikun dhe duke qëlluar me vezë dhe domate mbi këtë godinë te kryeqytetit. Ata protestojnë për çështjen e ndërtimit të një parku tek Liqeni i Tiranës. Disa prej tyre këndonin edhe parodinë e humoristit Agron Llakaj për kryebashkiakun Erion Veliaj. Nga ana tjetër, një grupim me aktivistë të shoqërisë civile paralajmërojnë se do të ngrenë çadrat tek Parku i Liqenit. Ata thonë se do të ngujohen për të mos lejuar prishjen e parkut.