Home KRYESORE OFL kërkon deklarimin e pasurisë nga Lul Berisha dhe Ardian Çapja

OFL kërkon deklarimin e pasurisë nga Lul Berisha dhe Ardian Çapja

Me fytyrën e mbuluar me syze të errëta dhe me kapele, zëdhënësja e OFL-së njoftoi sot se sapo i janë nisur kërkesat me shkrim për deklarim të burimeve të pasurisë dy personave me të shkuar kriminale në qytetin e Durrësit dhe Elbasanit, ish-kreut të bandës së Durrësit, Lulzim Berisha dhe kreut të familjes Çapja, Ardian Çapja.

“L. B., 49 vjeç, lindur dhe banues në rrugën “Adria”, Durrës, drejtues i një grupi kriminal, autor i veprave penale “Grupi i strukturuar kriminal”, “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Ky shtetas, në vitin 2012 është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda dhe në vitin 2016 Gjykata e Apelit Durrës ka vendosur lirimin e tij me kusht A.Ç., 52 vjeç, i arrestuar në flagrancë për veprat penale ”Vrasja e punonjësve të policisë, e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Ky shtetas dyshohet si organizator i një sërë vrasjesh të ndodhura në qytetin e Elbasanit për motive hakmarrjeje. Dyshohet se ky shtetas, së bashku me të afërm të tij ka kryer vrasje me pagesë, në periudhën 2009-2016”, deklaroi zëdhënësja e OFL-së

Këta shtetas kanë kohë 48 orë për t’ju përgjigjur të gjitha pyetjeve itë OFL-së.

“Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, i cili brenda jo më shumë se 15 ditësh, duhet të vlerësojë dosjen e përgatitur nga OFL-ja mbi aktivitetin kriminal të këtyre subjekteve, si edhe pasurinë e tyre. Sapo të bëjë këtë vlerësim, SPAK-u duhet t’i kërkojë Gjykatës Speciale masën e sekuestrimit për pasuritë e subjekteve dhe pas sekuestrimit, në jo më shumë se 6 muaj Gjykata Speciale duhet të vendosë për konfiskimin përfundimtar të tyre.”

Ditën e djeshme OFL vendosi nën sekuestro kompleksin “Golden” në pronësi të Altin Hajrit në zonën e Shijakut. /Opinion.al

Share: