Home KRYESORE A po rrezikohet Shqipëria nga një destabilizim?

A po rrezikohet Shqipëria nga një destabilizim?

Nga Mentor Kikia

Opozitarizmi duket se ka hyrë në fazën finale. Eshtë presidenti Meta që ka marrë flamurin e luftës politike, qëkurse opozita hoqi dorë para zgjedhjeve të qershorit nga protestat e dhunshme. Në pritje të datës 2 Mars, kur Meta ka paralajmëruar nënshkrimin e një dekreti në Bulevard, zëdhënësat përkatës, të qeverisë dhe presidencës, po komunikojnë me një fjalor të denjë vetëm për në Bulevard.

Gjithësesi, ajo që pritët më me shumë interes sesa mesazhet bulevardeske, është çfarë hapi do të ndërmarrë Meta. Gjuha është shumë agresive, kërcënuese dhe inatçore. Ardain Dvorani duket se ka lënë pas letra dhe prova për të justifikuar reagimin ndaj tij dhe paditë në seri.

Por Meta paralajmëron edhe më shumë.
Ai thërret sërish popullin dhe opozitën. Pasi la parlamentin dhe doli në rrugë, tashmë Meta e fton opozitën në “selinë” e Bulevardit, apo edhe më keq, në Presidencë. Dhe këtu duket se ai është marrë vesh me Bashën, e ndoshta më shumë me Berishën.

A jemi përpara një situate “eksplozive”! Basha nuk e ka më “mandatin” politik të dalë në rrugë me shishe me benzinë, pasi e braktisi njëherë këtë rrugë. Meta nuk e ka djegur këtë mundësi. Ndërsa Berisha mezi ç’pret. Opozitës duket se i kanë shteruar armët, ose ato politike e ligjore nuk prodhojnë më zgjidhje. Rama duket i qetë, por vendi mund të rrezikohet seriozisht nga një destabilizim. Pavarësisht përmasave.

Share: