Home KRYESORE Kendi i lojrave-si kalaja e Rozafes!

Kendi i lojrave-si kalaja e Rozafes!

Nga Ylli Dylgjeri

U vendos! Këndi i lojrave do ndertohet diten, e do prishet natën.

Legjenda e Kalase së Rozafës është gjallë. Duhet të murrosim, ose me sakte të varrosim një njeri, që kendi i lodrave të rrij në këmbë. Këtë ma keshilloi edhe plaku i mençur i legjendes së kalasë së Rozafës…Kaloi mbreme nga liqeni. Bente ecjen përnatshme.Ndaloi e me tha:

Bir, duhet varrosur një njeri këtu, që të rri kjo lodër në këmbë…

Vrava mendjen, e i ktheva pergjigje: Vetem të varrosim Sazan Gurrin! S’ka shpëtim tjeter.., Sazani e bën. Për ambjentin, Ai e jep edhe jetën!

Por…vazhdoi Plaku, duhet bërë kujdes gjate varrosjes: nje krah dhe një sy duhet lëne jashtë. Syri të shohë nga Bashkia dhe krahu të zgjatet nga Qeveria. Ato e mbajnë gjalle shpirtin. Duhet ushqyer kufoma!

Jo- thashe, nuk bëhet! Sazani nuk merr lek! Rashë në mendime…

Së fundi e ndava: Po shkoj vetë, për së gjalli sfitova gjë…Erioni i ndihmon të vdekurit.

Të tjerët do ti djegë në varreza. Qentë po i tredh. Se fundi,

Une do e mbaj një sy hapur…

Share: