Home KRYESORE Gjykata Kushtetuese/ Presidenca paralajmëron padi për zyrtarët e…

Gjykata Kushtetuese/ Presidenca paralajmëron padi për zyrtarët e…

Presidenca ka bërë publike prova të reja të shkeljeve ligjore, që sipas saj, janë bërë gjatë procesit të zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Meta theksoi në fjalën e tij se shkeljet ligjore janë bërë qëllimisht nga ana e kryetarit të KED, Ardian Dvorani. Presidenti lejoi që provat e reja ti shpjegonte këshilltari ligjor i tij, Bledar Dervishaj.

Ky i fundit shpalosi edhe disa nga shkeljet që u shoqërua ky proces. Sipas Dervishit ndonëse u kërkua zbatimi i radhës për zgjedhjen e anëtarëve të Kushtetueses, kjo procedurë nuk u ndoq. Dervishaj ka sqaruar për opinionin publik faktin sesi kanë vepruar Dvorani, Ministria e Drejtësisë dhe Qendra e Botimeve Zyrtare në lidhje me Arta Vorpsin.

Sipas tij, Dvorani vetëm gënjen e se ka shkelur ligjin me të dyja këmbët. Ai shton se Ardian Dvorani, me shkresën që ka nënshkruar ka shpërdoruar detyrën. Po ashtu, Dervishaj vlerëson se edhe Ministria e Drejtësisë ka vepruar në një mënyrë antiligjore e antikushtetuese. Këshilltari i presidentit Meta deklaroi se ka 20 vjet që punon jurist e se kurrë nuk ka rastisur rast si ky, kaq antikushtetues.

Dervishi paralajmëroi padi shtesë për shkeljet ligjore sipas tij të zyrtarëve të Ministrisë së Drejtësisë.

 “Do bëj një përmbledhje të shkeljeve. Në 21 shtator 2019 Këshilli i Emërimeve në Drejtësi mblidhet për të bërë listimin e kandidatëve për 4 vendet vakante. Merr disa vendime, ndërmjet tyre dhe një vendim siç është pika dy. Në faqen e Gjykatës së Lartë ka një seksion për këshillin. Prova e dytë; në 22 shtator, në faqen e Gjykatës së Lartë publikohen 4 vendimet e KED, për 4 vakancat. Këshilli vendosi miratimin e raportit dhe listën e kandidatëve për vakancën e shpallur nga presidenti, nga Kuvendi, nga presidenti dhe Kuvendi. Këshilli ka ndjekur radhën që dikton kushtetuta dhe ligji. President-Kuvend, gjykatë e lartë. Në datën 15 tetor presidenti i Republikës, pasi mori informacion nga Kuvendi, emëroi listat. Presidenti i kërkoi Kuvendit që të shprehej për emërimin e gjyqtarit të dytë, e me radhë. Duke parë se Kuvendi kishte vendosur që ta shtynte afatin, që sipas Dvoranit do të kapërcente këtë afat. Presidenti ndërmori një akt administrativ dhe ja drejton kuvendit kryetarit Ruçi, avokates Ballanca, dhe tek kryetari Dvorani. Në këtë shkresë paraprake kërkonte rregullimin e situatës. Presidenti mbështetur në normat kushtetuese, ka vendosur të pezullojë procesin administrativ të listës dhe praktikës së plotësimit të vakancët, deri në zgjidhje të gjyqtarit të 2-të. Presidenti i kërkoi KED plotësimin e dokumenteve. Ardian Dvorani vetëm gënjen. Ai ka deformuar totalisht faktet. Dvorani vendosi qëllimisht që të mos mbledhë KEDMe këtë shkresë zoti Dvorani ka konfirmuar faktin se ka shpërdoruar detyrën. Për këtë arsye kemi depozituar kallëzim penal pranë Prokurorisë. Ardian Dvorani ka bërë interpretim të gabuar të ligjit. Dvorani ka gënjyer, tha se nga presidenti nuk ka ardhur asnjë informacion. Kam 20 vjet juristi, por eksperiencë më të shëmtuar se kjo nuk kam parë. Të dërgojë MD për botim diçka që nuk është normale është krejt jashtë normave. Ministria e Drejtësisë ka dërguar për akte botimi, shkresa në ditë pushimi. Këta funksionarë publikë donin të shtrembëronin të gjitha provat për të thënë se kandidatja e renditur e para është e zgjedhur nga Këshilli. Turp më të madh nuk ka. Vendim-marrjen e presidentit nuk mund ta komentonte askush, as Këshilli. Botimi është i paligjshëm. Situata është e rëndë për Miniostrinë e Drejtësisë. Qeveria me anë të MD ka dërguar për botim një akt që nuk e ka prodhuar vetë. Ka shkelur ligjin me të dyja këmbët. Kemi përgatitur padi shtesë në SPAK. Ka bashkëpunim duket qartë. Prokuroria duhet të thërrasë për të marrë në pyetje të gjithë personat e përfshirë.”-tha Dervishaj./ Opinion.al

Share: