Home Gjeo-Ekonomia Inteligjenca amerikane: Rusia po ndërhyn për rizgjedhjen e Trump

Inteligjenca amerikane: Rusia po ndërhyn për rizgjedhjen e Trump

Russian President President Vladimir Putin holds up a glass during a toast at a luncheon hosted by United Nations Secretary-General Ban Ki-moon, Monday, Sept. 28, 2015, at United Nations headquarters. (AP Photo/Andrew Harnik)

Agjensitë e inteligjencës amerikane kanë paralajmëruar se Rusia po përpiqet të ndihmojë Presidentin Donald Trump të rizgjidhet në nëntor, raportojnë mediat amerikane.

Komentet erdhën në një konferencë me dyer të mbyllura para Komitetit të Inteligjencës së Shtëpisë më 13 shkurt, njoftuan zyrtarët për gazetarët në SHBA

Presidenti Trump raportohet se ishte zemëruar, duke u ankuar se demokratët do të përdorin këtë informacion kundër tij.

Ai zëvendësoi shefin në detyrë të shërbimit të inteligjencës, Joseph Maguire, të enjten.

New York Times raportoi se zoti Trump ishte veçanërisht i zemëruar që Adam Schiff, demokrati që udhëhoqi procedurat e shkarkimit të tij, ishte në këtë konferencë.

Gjatë konferencës së inteligjencës, mbështetësit e zotit Trump argumentuan se presidenti kishte mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj Rusisë, dhe se si rezultat lidhjet dhe siguria evropiane ishin forcuar, shtoi NYT

Schiff më vonë shkroi në Twitter se nëse zoti Trump po “ndërhynte” në shpërndarjen e informacionit midis agjencive sekrete amerikane dhe Kongresit në lidhje me ndërhyrjet e huaja në procesin zgjedhor, presidenti po “rrezikonte” përpjekjet për ta ndaluar atë.

Maguire ishte një nga kandidatët kryesorë për t’u nominuar për postin e Drejtorit të Përhershëm të Inteligjencës Kombëtare (DNI), tha Washington Post.

Sidoqoftë, gazeta shkruan se presidenti ndryshoi mendim kur mori vesh në lidhje me konferencën dhe atë që ai e quajti “pabesi” të stafit të tij.

Presidenti njoftoi këtë javë që Z. Maguire do të zëvendësohej nga Richard Grenell, ambasadori amerikan në Gjermani dhe një besnik i Trump.

Dy zyrtarë të administratës Trump i thanë New York Times se zëvendësimi i Z. Maguire, kështu kaq shpejt pas konferencës kontestuese, ishte një rastësi.

Zyrtarët e inteligjencës amerikane thonë se Rusia ndërhyri në zgjedhjet presidenciale të 2016 për të forcuar fushatën e zotit Trump dhe për të shkaktuar kaos brenda procesit zgjedhor të SHBA.

Demokratët kritikuan presidentin për emërimin e Z. Grenell, i cili më parë ka mohuar ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e fundit, dhe ka përkrahur ngritjen e politikanëve të ekstremit të djathtë në Evropë.

Ned Price, një ish ndihmës i paraardhësit të Z. Trump, Barack Obama, tha se presidenti “sapo ka emëruar ambasadorin më politik – dhe abraziv” të SHBA në atë që supozohet të jetë pozicioni më pak politik dhe padyshim delikat”. /Opinion.al

Share: