Home Gjeo-Ekonomia Ish-agjenti i SHIK-ut: Ja kur filloi plani për ndarjen e Kosovës, përmend...

Ish-agjenti i SHIK-ut: Ja kur filloi plani për ndarjen e Kosovës, përmend emrat…

Ideja e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe homologut të tij serbë, Aleksandër Vuçiqit e mbështetur edhe nga kryeministri shqiptar Edi Rama dhe gazetari Baton Haxhiu, ishte shumë e rrezikshme dhe ishte kritikuar aq shumë nga protagonistët politik në Kosovë.

Kundërshtimi i madh, filloi që sado pak ta lë në harresë këtë çështje, mirëpo nuk është që u harrua tërësisht.

Për këtë çështje, ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, duke e komentuar edhe deklaratat e presidentit serb Vuçiq se Serbia e ka humbur rastin për të arritur kompromis me Kosovën, thotë se është shqetësuese.

Miftari ka thënë se, Vuçiqi e zbuloi një të vërtetë që ishim të informuar edhe më herët ku ishte i angazhuar edhe Thaçi.

Image

Naim Miftari

“Plani për ndarjen e Kosovës ishte bërë gjatë kohës të bombardimit nga NATO-ja në vitin 1999, ky ishte plan i shërbimit sekret Francez ku rolin kryesor e luante oficeri për Ballkan Denjaer Arnaud i cili pos që është dhëndër serb kishte punuar në Sarajevë disa vite gjatë luftës, por është njeriu që e rekrutoj Hashim Thaçin si spiun të DGSE-së, pra plani për ta ndarë Kosovën 60% 40 është plan Francez dhe Serb, ky plan ju kishte paraqitur edhe Sllobodan Millosheviçit në Beograd në muajin Maj të vitit 1999, por ishte refuzuar”, thotë Miftari, transmeton gazeta “Bota sot”.

Sipas tij, për këto pohime ka fakte të pa mohueshme.

“Pastaj marrëveshja e NATO-s dhe Serbisë në Kumanovë ishte me hile kur KFOR-i Francez u vendos në Veriun e Kosovës, prandaj këtu bëhet pyetja pse bash Francezët, por pas luftës u pa menjëherë se Francezët nuk ishin ardhur në veri për të vendosur rend dhe ligj, por ishin ardhur që të jua ruanin atë zonë shtetit Serb dhe kriminelëve serbë të luftës që u vendosen aty pas luftës, duke i përzënë shqiptarët nga pronat e tyre, nga veriu, sikur që e bënë pastrimin etnik me 2 dhe 3 shkurt të vitit 2000 para hundëve të NATO-s, normal me ndihmën e Hashim Thaçit”, thotë Miftari

Sipas tij, nga frika e hapjes së dosjeve sekrete të UDB-së, por edhe të DGSE lindi ideja e Hashim Thaçit.

“Baton Haxhiu ishte vetëm korrier, dhe e disa aktorëve tjerë për bisedat të famshme kinse “teknike” me Serbinë por që nga fillimi i këtyre bisedimeve është fsheh plani real që ishte ndarja e veriut, por tani ishte plani për me u nda Kosova 70 me 30%, pastaj Thaçi dhe Vuçiqi dhe Haxhiu të koordinuar së bashku e fusin në lojë edhe Edi Ramën gjatë një vizite që Rama kishte bërë në Nish. Pastaj Thaçi ndarjen e Kosovës e paralajmëroj si biseda të dhimbshme ku pjesën e veriut të Kosovës, pjesën më vitale të shtetit tonë Thaçi e cilësonte si dhuratë të Rankoviçit”, thotë Miftari

Miftari thotë se ndarjen e pengoi Ramush Haradinaj kur e vendosi taksën sa ishte kryeministër, por edhe kundërshtimi i LVV-LDK.

“Rreziqe ka akoma, sidomos rreziku vjen nga Thaçi dhe Rama prandaj sot Qeveria e re duhet të jetë shumë e kujdesshme, por edhe të vendosur që çdo tentim serbë apo të Thaçit dhe Ramës ta ndalojnë me kohë para se të shkaktojnë dëme akoma më të mëdha se deri sot. Për dallim nga qeveria Haradinaj ku ishin katër kryeministra, tani qeveria e Kosovës është më e fortë dhe nuk varet nga lista e Beogradit dhe besoj që LVV dhe LDK nuk do ti bëjnë hapat e gabuar me interes të Serbisë, por do të arrijnë me sukses për ti neutralizuar pretendimet e Serbisë dhe njerëzve të tyre për ndarjen dhe destabilizimin e Kosovës”, përfundon Naim Miftari./Bota Sot

Share: