Home KRYESORE Një vit në pritje te akreditimit, por nuk thone se refuzohet.

Një vit në pritje te akreditimit, por nuk thone se refuzohet.

Nga Shpëtim Zinxhiria

Si sot një vit më parë Ambasadës Greke në Tiranë dhe Ministrisë së Shtypit në Greqi u eshte derguar në rrugë zyrtare nga televizioni FAX NEWS, kërkesa për akreditimin tim në Greqi. Por ka kaluar një vit dhe Ministria e Shtypit në Greqi me të cilën kam komunikuar më ka thënë se duhet të pres edhe pse procesi i verifikimit (διαπιστεύσεις) ka mbaruar.

Kuptohet refuzimi dhe për këtë nuk jam i indinjuar aspak por publikisht e shpreh se jam krenar për këtë refuzim, pasideri më sot në vendin fqinjë ku banoj me se tre dekada nuk kam shkelur në asnjë rast ligjin vendas.
Jam krenar se kam punuar me etikën e duhur të gazetarit duke dhënë lajmin me panjëanshmëri dhe jo duke e bere ate.

Jam krenar për refuzimin e këtij akreditimi dhe e shpreh publikisht këtë…pasi njoh vetevetën si emigrantë në radhë të parë dhe më pas si gazetar.

Arsyeja dihet dhe nuk diskutohet…!

Më poshtë publikoj dy shkëmbime mesazhi me punonjës përkatës të Ministrisë së Shtypit

Share: