Home KRYESORE Manifestimi/ Zbulohet shkresa për Ardi Veliun, nuk ka orar përfundimi

Manifestimi/ Zbulohet shkresa për Ardi Veliun, nuk ka orar përfundimi

Është zbardhur shkresa zyrtare e Presidencës dërguar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, për mbarëvajtjen manifestimit që do të mbahet ditën e nesërme.

Në dokumentin e dërguar nga Presidenca,përcaktohet orari i nisjes së manifestimit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë, por jo i mbylljes së tij.

Motoja e manifestimit do të jetë  “Për Republikën, për Kushtetutën, për Kombin, për Unitetin e popullit”. Nesër do të shënohet tubimi i parë antiqeveritar, në vitet e pluralizmit, të thirrur nga një President i Republikës.

Në shkresën drejtuar Ardi Veliut , Presidenti Ilir Meta figuron si organizator, së bashku me këshilltarët e tij, Bahri Shaqiri, Shemsi Premci dhe Dedë Prenga.

Ashtu si në deklaratën e së shtunës së presidentit dhe në njoftimin për Policinë e Shtetit theksohet se çdo gjë do të jetë paqësore dhe përkrahësit e Metës do të kenë në duar flamurin kombëtar dhe mimoza, për të simbolizuar nisjen e pranverës shqiptare.

Ornela Zonja i kërkon policisë të sigurojë mbarëvajtjen e aktivitetit, por pa praninë e dukshme të policëve.

Monika Kryemadhi e Lulzim Basha, edhe pse do t’i bashkohen protestës, nuk do të mbajnë fjalim. I vetmi politikan që do të flasë në manifestim, do të jetë Presidenti i Republikës. Ndërsa personalitete të tjera publike do të kenë mundësinë t’i adresohen popullit, thuhet në shkresën e sekretares së Përgjithshme të Presidencës./ Opinion.al

Share: