Home KRYESORE Kush është “ëngjëlli” shqiptar në Itali që po sfidon koronavirusin, i riu...

Kush është “ëngjëlli” shqiptar në Itali që po sfidon koronavirusin, i riu merr vëmendjen e mediave e rrjeteve sociale

Ne nje kohe paniku, ankthi, frike, por edhe perhapje masive te koronavirusit, nje shembull qe na ben te ndihemi mire, vjen nga Italia.

Behet fjale per shqiptarin Albi Albino, një i ri me origjinë nga Durrësi, qe po jep nje ndihme te çmuar ne Liguria, nje nga rajonet e prekura te Italise. Ai eshte bere personazh ne mediat italiane, ku nuk kane munguar as etiketimet si “hero” per te, lidhur me perkushtimin ne kete kohe tejet te veshtire qe po kalojne banoret e zones se tij.

Ai eshte kamarier në hotelin Bel Sit, në Alassio, qe u vu ne karantinë pasi një nga klientët, një grua 72-vjeçare, rezultoi pozitive me koronavirus. Ai qendron në shërbim të të moshuarve që jane izoluar në hotel. Perkushtimi me te cilin po punon dhe po jep ndihme, eshte cmuar nga kreu i Rajonit të Ligurias, Giovanni Toti, i cili e ka vecuar me nje postim ne faqen e tij ne Facebook, teska e falenderon.

“Ai është Albi Albino, një djalë shqiptar që po ndihmon aty ku ka më shumë nevojë, në hotelin e Alassios. Nga kamarier ka zgjedhur që të bëhet ndihmës dhe mbi të gjitha mik i shumë njerëzve që janë detyruar të qëndrojnë në karantinë, një pikë referimi në këtë moment delikat. Një falenderim i veçantë shkon për këtë djalë që ka treguar forcë, guxim dhe vendosmëri tipike të vendasve. Faleminderit Albi, do të mundohemi që të marrësh shtetësinë italiane që aq shumë e dëshiron. Sepse ti je njëri prej nesh”, thuhet ne postim.

Share: