Home KRYESORE “Burri të dali i lodhur nga shtëpia…”, Bo, Françeska Jaçe tregon “sekretin”...

“Burri të dali i lodhur nga shtëpia…”, Bo, Françeska Jaçe tregon “sekretin” por të mos tradhtuar

Në rubrikën “Trotuar” në Top Channel me moderatorin Edi Manushi është diskutuar “tradhtia” mes çifteve. Në panelin e të ftuarve ishte edhe ish-banorja e Big Brother, Françeska Jaçe e cila ka bërë disa deklarata pikante rreth tradhtisë.

Lidhur me trendin që vajzat e reja shkojnë me burra të martuar dhe djemtë e rinj me gra të martuara, për të cilën pyeti moderatori Manushi, Jaçe u shpreh:

“Unë s’jam paragjykuese, mendoj që njeriu përpos të gjithave duhet të jetë i lumtur dhe kur nuk është, përse mos ta vazhdojë jetën me dikë që është i lumtur?”

Manushi: Ke pasur histori të tilla dhe je frenuar?

Jaçe: Unë nuk kam rënë akoma në dashuri, po pres. Po që e sigurt është që do ta mbaj burrin fort që mos ma marri bota. Këto vitet e fundit kanë filluar që i zgjedhin gratë se më përpara kanë qenë martesat me mblesëri.

Manushi: Pse gratë e martuara mund të tërhiqen me djemtë e rinj?

Jaçe: Unë mendoj që burri duhet të dali i lodhur nga shtëpia dhe të vijë i çlodhur në shtëpi, e kështu nuk ka tradhtira. Edhe femra të kujdeset për veten gjithë kohës.

Manushi: Po ne që dalim të lodhur e kthehemi të lodhur?

Jaçe: Uaaa

Manushi: Na shkatërroi puna

Jaçe: E do një mesazh në darkë ti. (të qeshura në studio)

…Mendoj që edhe partneri ka faj që ndodh tradhtia se fundja fundit ku është burri im në këtë orë? Duhen vënë disa rregulla. Por mirë mo tani po pak do ja falim burrit ne se shpirt ka edhe ai. Femra e lë veten e vet pas dore, s’ka faj e shkreta se merret gjithë ditën, gatuan, se burrit i mungon diçka që shkon tek tjetra. Femra duhet te jete tere kohës e bukur.

Manushi: Tjeter?

Jaçe: Ta thash edhe me pare Manush por ti je shume i lodhur

Manushi: Kjo është live nuk presim dot gje.

Jaçe: Duhet ta kenaqesh gjithe kohen bashkeshortin.

Top Channel

Share: