Home KRYESORE Ministrja Shahini sulmon për Sajmir Kodrën dhe Gent Zenelajn: “Ngacmojnë trupat e...

Ministrja Shahini sulmon për Sajmir Kodrën dhe Gent Zenelajn: “Ngacmojnë trupat e grave që vallëzojnë në emision”

Gjatë fjalimit të mbajtur në ditën e parë të Kongresit të Partisë Socialiste, Besa Shahini, ministre e Arsimit, zgjedhi të merret me moderatorët e emisionit “Stop” në Tv Klan, Saimir Kodrën dhe Gent Zenelajn.

Kujtojmë se Stop ka transmetuar ditët e fundit një skandal në Liceun e Fierit ku denoncohen mësuesit si të përfshirë në afera seksuale me nxënëset. Sipas Stop-it disa prej pedagogëve veprojnë si “grup i strukturar” duke i rekomanduar nxënëse njëri-tjetrit dhe duke u mbrojtur nga denoncimet.

Ministrja Shahini duket se ka ironizuar denoncimet e “Stop” duke përdorur formatin e emisionit dhe velinat që qëndrojnë në krah të moderatorëve.

“Sistemi arsimor nuk është ende emancipues. Media patriarkale promovon imazhin e burrit të fortë duke ndërtuar mes imazheve një pabarazi. Viktimat e sistemit patriarkal janë si vajzat dhe djemtë. Gruaja dhe vajza kanë filluar të kenë kurajon të denoncojnë ngacmimet. Media në vend që t’i trajtojë në ndjeshmëri, i nxjerr në emisione dhe spekulojnë me javë. Vetëm për të tërhequr shikueshmëri. Nuk janë të vetëdijshëm për hipokrizinë e tyre, që gjoja brengosen për ngacmim, ndërsa objektivikojë dhe ndoshta ngacmojnë edhe vetë trupat e grave të reja që vallëzojnë aty në emision. Hapësira ku denoncohet abuzimi duhet të jetë e sigurt. Edukimi feminist nuk është kundër burrave, por mendësisë patriarkale”, u shpreh ndër të tjera Shahini sipas webditit Fjala.al

Share: