Home Approccio Italo Albanese Koronavirusi/Pezullohen të gjitha lundrimet detare drejt Italisë së veriut

Koronavirusi/Pezullohen të gjitha lundrimet detare drejt Italisë së veriut

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar ndalimin e të gjitha linjave detare nga Durrësi drejt Italisë së Veriut.

“Në vijim të situatës së krijuar në Itali për shkak të përhapjes së COVID-19, masave të marra nga qeveria italiane për vendosjen e karantinës në veri të Italisë, si dhe masave parandaluese të përhapjes së virusit në vendin tonë, në zbatim të urdhrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë ju njoftojmë se: Ndalohen të gjitha lëvizjet me mjetet e transportit detar nga të gjitha portet drejt Italisë së Veriut; Ndalohen të gjithë lëvizjet me mjetet e transportit detar të pasagjerëve dhe/ose mjeteve në Linjën Durrës-Ankona- Durrës dhe Durrës-Trieste-Durrës”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, të gjitha mjetet e transportit detar që kanë destinacion Portet e Hapura të Republikës së Shqipërisë nuk do ju lejohet zbrita e ekuipazhit nga anija në portet përkatëse.

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar menjëherë Kapitenaritë e Porteve, Portet e Republikës së Shqipërisë dhe Agjencitë Detare për zbatimin e këtij kufizimi për mjetet e transportit detar nga portet e lartpërmendura, deri në një njoftim të dytë./Opinion.al

Share: