Home KRYESORE Vetëizolim i detyruar për ata që hyjnë në Shqipëri, po kush i...

Vetëizolim i detyruar për ata që hyjnë në Shqipëri, po kush i kontrollon?

Zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Racakolli njoftoi sot në një konferencë për mediat se janë identifikuar 2 raste të reja me koronavirus në Shqipëri pas 43 testimeve të bëra në 24 orët e fundit.

Në deklaratën e saj ajo njoftoi gjithashtu se të gjithë personat që hyjnë në Shqipëri sipas urdhrit të Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu duhet të vetëkarantinohen për një periudhë 14 ditore.

“Detyrohen të gjithë personat që kanë hyrë në Shqipëri nga zona me rrezik epidemologjik të plotësojnë skedën e udhëtarit në pikat hyrëse kufitare dhe të vetëkarantinohen detyrimisht për një periudhë 14 ditore nga data e hyrjes në fuqi”, tha Racakolli.

Masa të tilla të ngjashme janë marrë në Izrael por dhe në Rumani për personat që udhëtojnë nga Italia. Gjithsesi në këto vende autoritetet kanë njoftuar se personat që vijnë nga jashtë do të karantinohen me detyrim dhe ky proces do të koordinohet nga strukturat shtetërore.

Në rastin tonë, urdhri detyron karantinim por është më shumë një apel i bërë qytetarëve që ta ndërmarrin këtë masë pa parashikuar asnjë garanci që ata do të vetëizolohen.

Në Shqipëri deri në këto momente janë konstatuar 12 raste me koronavirus, në 4 vatra të ndryshme. E para janë 2 rastet babë e bir të cilët kanë infektuar edhe 7 persona të tjerë. Vatra tjetër është një grua e moshuar e shtruar në infektivin e Durrësit, një 31-vjeçar i ardhur nga Milano dhe një i moshuar nga qyteti i Lushnjes që kishte udhëtuar nga Bergamo.

Ndërsa sot pritet që në Shqipëri të mbërrijnë disa qindra qytetarë nga Italia nëpërmjet lundrimit dhe nga toka. Ende nuk dihet se çfarë masash do të merren ndaj tyre duke. /Opinion.al

Share: