Home KRYESORE 2 autobus dhe një furgon nga Italia/ Brahimaj: Do shoqërohen deri në...

2 autobus dhe një furgon nga Italia/ Brahimaj: Do shoqërohen deri në Tiranë nga ‘rrugorja’, janë identifikuar të gjithë

Drejtori i Policisë së Shkodrës, Niko Brahimaj ka bërë me dije se udhëtarët që kanë mbërritur nga Italia nëpërmjet doganës së Muriqanit janë urdhëruar të vetëkarantinohet, në të kundërtën do të gjobiten. Ai ka bërë me dije se janë identifikuar të gjithë një e nga një dhe do të mbahen në vëzhgim. Autobusët kanë destinacion final Tiranën dhe do të shoqërohen nga shërbimet e qarkullimit rrugor.

“Ne jemi bashkë, dhe i porosimin dhe i njoftojmë që të vetëkarantinohen për 14 ditë që e ditë të gjithë. Nëse këtë qytetarë nuk vetëkarantinohen dhe konstatohen nga policia, do vendosim gjobë. Janë marrë të gjithë të dhënat, janë identifikuar dhe e dimë kush janë me nr pashaporte ose ID kartë dhe i kemi paralajmëruar. Asnjë tolerim kush shkel rregullin. Do shoqërohen nëpërmjet shërbimeve të qarkullimit deri në kufi me Lezhëm dhe më pas Lezha do t’i shoqëroj deri në destinacionin final që është Tirana. Do të vetë karantinohen. Janë dy autobus, një furgon dhe disa mjete të vogla. Nuk kemi informacion që do të vijnë mjetet të reja nga Italia”, tha Brahimaj.

B.K./Shqiptarja.com

Share: