Nga Arben Gjata
Te dashur studente, kolege, miq, te njohur e te panjohur!
Shqiperia eshte në prag te nje epidemie, e cila ka prekur mbare globin dhe ka trokitur zhurmshem në dyert e Europes!
Shtete te fuqishme dhe me sisteme shendetesore te avancuara e kane pare vehten në prag kolapsi shendetesor!
Po Shqiperia jone, me shume Halle e Siklete cfare mund te beje në kete situate, kur edhe superfuqi ekonomike kane patur veshtiresi pa fund!
Jam i bindur, se si gjithnje në kohe krizash, Punonjesit e Shendetit, nga sanitari dhe barela-mbajtesi me i thjeshte e deri te Profesori apo Mjeku me i nderuar, do te jemi bashke, në frontin e pare, per te bere me te miren në lufte per jeten e cdo bashkeatdhetari, duke sfiduar rrezikun dhe privacionet, duke haruar familjet e hallet e perditeshme, si dikur në 97, si në epidemi e tragjedi te tjera, si gjate termetit, duke vertetuar dhe u rikujtuar edhe nje here te gjitheve, dhe sidomos atyre qe harrojne shpejt se:
Ky eshte shpirti, zemra dhe profesionalizmi i Trupes Mjekesore Shqiptare!
Po Ju miq e te njohur te shumte jo te sferes mjekesore, po ju qytetare te thjeshte a mund te kontribuoni në keto situata emergjence mjekesore për mbare kombin?!
Ka vetem nje pergjigje:
Na ndihmoni duke na kursyer punen, mundin e riskun!
Perballimi i kesaj situate kerkon qytetari ekstreme, coronavirusi nuk vritet as me pushke as me raki, as me trimeri injorante, nuk e vret asnje parti e asnje shoqate, asnje gazete apo portal!
Fati i perballimit te kesaj situate eshte në rradhe te pare në doren tuaj!
Pa panik por shume kujdes!
Zbatoni masat epidemiologjike e sanitare qe Ju rekomandohen!
Lani duart, ruani distacen, mos u perqafoni e mos i jepni doren askujt, por mbi te gjitha qendroni në shtepi!
2 jave në shtepi do te na kursenin me mijera ore pune dhe do te shpetonin me dhjetra jete!
Mbroni vehten, femijet
dhe prinderit tuaj!
Kemi fatin te prekemi me vone se te tjeret dhe kemi mesuar nga pervojat e tyre te dhimbshme apo te suksesshme se mundesia e vetme ta perballosh me sukses kete sfide jeni Ju!
Mendoni dhe veproni qe pranvera e vera qe vjen pas t’ju gjeje te shendetshem te gjitheve, Ju, Femijet tuaj, Prinderit tuaj, bashkekombasit tuaj!
Jeni mbeshtetja me e madhe qe mund te kemi në kete beteje qe na pret perpara!
Na jepni nje dore qe ta festojme se bashku dhe sa me shpejt fitoren!
Vetem sebashku mund dhe do t’ja dalim!