Kryeministri Edi Rama është shprehur se në ditët në vijim do të ketë një plan ekonomik për daljen nga kriza humanitate të shkaktuar nga masat e marra për të luftuar koronavirus.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri thotë se qytetarët shqiptarë nuk kanë kryer shkelje por kujton se masat dhe gjobat nuk janë për popullin por për shkelësit që rrezikojnë njëkohësisht jetët e qytetarëve.
STATUSI I KRYEMINISTRIT RAMA
🔴 DUKE NDJEKUR KOMENTET TUAJA U THEM TË GJITHË ATYRE QË PYESIN PËR PLANIN EKONOMIK TË DALJES NGA KJO KRIZË HUMANITARE QË TË BËJNË PAK DURIM! NA DUHEN EDHE DISA DITË, JU LUTEM DURIM!
🔴 JU KUJTOJ TËRMETIN DHE JU PËRSËRIS: T’I BËJMË GJËRAT HAP PAS HAPI QË TË MUND TË SHKOJMË NË DESTINACION! KINI BESIM SE ÇFARË ËSHTË NË MUNDËSITË E KËSAJ TOKE, NUK DO TË MBETET PA U BËRË!
🔴 NDËRSA KUJT ANKOHET PËR GJOBAT E RËNDA TË AKTIT NORMATIV I THEM SE GJOBAT NUK JANË PËR POPULLIN, PO PËR SHKELËSIT E RREGULLAVE TË KËSAJ LUFTE DHE NUK JANË PËR TË MBLEDHUR SHTETI PARA, PO PËR TË MBROJTUR POPULLIN NGA SHKELJET QË NË KËTË SITUATË LUFTE KËRCËNOJNË SHËNDETIN E TIJ!
SA PËR NJË SHEMBULL: SHKELJET SOT KANË QENË AFËR ZEROS!
🔴 TË VAZHDOJMË SIÇ E KEMI NISUR, TË BËJMË DURIM, TË MOS KËRKOJMË NË NJË SITUATË LUFTE TË ZGJIDHIM BRENDA TRE DITËSH, TË GJTHA PROBLEMET E PASLUFTËS!
🔴 FRIKË ASPAK, KUJDES PO!/