Nga Mentor Kikia
Së pari: Ne nuk dimë të protestojmë, aq më pak fermerët. Ne edhe për hallet tona duhet të na tërheqëse prej hunde politika që të protestojmë. Korçarët dhe si ata, edhe lushnjarët, kavajasit, edhe shkodranët, nuk kanë treg mjaftueshëm për prodhimet e tyre, kjo dihet. Prej vitesh ne gazetarët kemi transmetuar imazhe se si ata hedhin nëpër kanale e lumenj prodhimet e kalbura, si mollë, patate, qepë, shalqinj, domate etj.
Dhe ndërsa ata hedhin ne lumë mundin e tyre, politikanët shkojnë e i vajtojnë për sipër, duke iu lutur të protestojnë që ata të marrin pushtetin. E mbani mend sa kanë vajtuar socialistët për qepët e korcarëve dhe patatet e kuksianeve? Lumë u kanë shkuar lotët. Tani erdhi radha e demokratëve. Me Bashën në krye, ata morën rrugën deri në Devoll dhe tek i njëjti kanal ku qanë socialistët, filluan të vajtojnë sërish për djersën e fshatarëve. Dhe i ftuan ata të vijnë e të protestojnë në Tiranë. Në fakt në protestë kishte më shumë deputetë se fermerë.
Pra, ne jo vetëm që nuk dimë të protestojmë, por përdoremi e shpërdoreni në atë farë feje sa nuk ka asnjë vlerë edhe ajo e shkretë protestë që bëhet.
Së dyti: Korcarët edhe kur protestojnë për mollët e pa shitura, marrin rrugën deri në Tiranë për tia “plasur qeverisë surratit” dhe marrin vetëm dy arka mollë.