Home KRYESORE Shtohen lajmet pozitive nga menaxhimi i epidemisë së koronavirusit.

Shtohen lajmet pozitive nga menaxhimi i epidemisë së koronavirusit.

  1. Tre-katër ekipe prestigjioze në Europë, USA dhe Kinë kanë nisur provat në njerëz. Investimi i Komisionit Europian për kompaninë gjermane CureVac prej 80 milionë Euro garanton fonde të mjaftueshme për të ecur me ritme super të shpejta.
  2. Agjencia rregullator e Kinës miratoi medikamentin e parë në gjendje të trajtojë virusin dhe të ngadalësojë përhapjen e tij të mëtejshme. E gjithë kjo në më pak se tre muaj nga shfaqja e tij.
  3. Me kaq shumë vende të prekura, tashmë po kuptohet qartë se cilët janë më të rrezikuarit – të moshuarit dhe personat e sëmurë. Këto kategori kanë nevojë për superkujdes që të mos preken nga virusi.

Më në fund, optimizëm në horizont, që gjithsesi nuk duhet të bëjë askënd të injorojë masat parandaluese.

Share: