Kryetari i FRD-së Bamir Topi e ka cilësuar si një taktikë të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha deklaratën e tij se PD nuk mund të qeveriset më me modelin e Sali Berishës.
Duke folur në Report TV, kryetari i FRD-së shtoi se këtë taktikë Lulëzim Basha e ka ndërmarrë me miratimin e ish-Kryetarit Sali Berisha për të krijuar iluzionin se gjërat po ndryshojnë.
I pyetur për një bashkëpunim të mundshëm me PD-në për zgjedhjet parlamentare, Bamir Topi u shpreh se ende nuk janë kushtet për këtë gjë.