Home KRYESORE Mjeku shqiptar: Një ilaç kurues do 10 vjet të dalë në treg

Mjeku shqiptar: Një ilaç kurues do 10 vjet të dalë në treg

Austria është një nga vendet e Bashkimit Europian, që deri në këto moment ka patur një meanxhim të qëndrueshëm të situatës së shkaktuar nga kroonavirus. Në një lidhje në “Opinion”, mjeku shqiptar Arben Kuçani, tha se një nga  mundësitë që po konsiderohet në Austri është kryerja e testit të shpejt.

“Ne po flasim në Austri për testin e shpejtë. Dhe ky test do të vijë nga fundi i javës, megjithatë në njoftimet që na sjell Ministria e Shëndetësisë na tha: Do të vijë, por prisni ta testojmë. Do donim të realizonim sipas meetodës së Koresë deri në 15 mijë teste në ditë, thjesht për të ditur se si po shpërndahet epidemia”, tha mjeku.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, lidhur me një lajm që qarkullon në rrjetet sociale, mbi një medikament kurues të zbuluar nga shkencëtarë irakenë, mjeku shqiptar tha se ilaçet zakonisht duan  një periudhë 10-vjeçare për të dalë në treg. “E vështirë për t’u thënë, por ka një arsye për t’u interesuar. Megjithatë një ilaç normal, qoftë edhe një kundër dhimbjeve të stomakut, do 10 vjet para se të dalë në treg. Ndaj dhe një firmë që e zbulon e mban 10 vjet patentën”, tha dr. Kuçani.

Në fund, ai pati një thirrje për të gjithë qytetarët  për të respektuar distancat në momentet e daljes dhe të mos prishin rregullat. “Çështja është si do ta shpëtosh ti familjen tënde, pastaj të tjerët”, u shpreh mjeku./Opinion.al

Share: