Home KRYESORE Taulant Muka i përgjigjet ashpër Ramës: Ata që ta kanë dhënë këtë...

Taulant Muka i përgjigjet ashpër Ramës: Ata që ta kanë dhënë këtë grafik duhet të shkarkohen menjëherë

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale ka nxjerrë numrin e të shëruarve dhe viktimave nga virusi vdekjeprurës duke bërë një krahasim me shtetet e tjera.

Në grafik duket se Shqipëria qëndron e dyta mes vendeve si Sllovenia, Greqia, Maqedonia, Bosnja, Kroacia dhe Mali i Zi.

Pas këtij reagimi të Ramës, ka reaguar ashpër ish-zv.ministri i Arsimit dhe mjeku epidemiolog, Taulant Muka.

Muka shprehet se nëse këtë grafikë ia ka dhënë task-forca duhet të shkarkohen menjëherë pasi kjo nuk ka asnjë vlerë shkencore.

“Z. Kryeminister, nese kete grafik jua ka dhene task forca, atehere duhet ti shkarkoni! Emeruesi nuk duhet te jete numri i banoreve ne kete rast, por numri i te infektuareve! Kjo grafike nuk ka asnje vlere shkencore, perkundrazi çon ne konkluzione te gabuara me kosto jeten e qytetareve, dhe ne ate qe ne e quajme “bad science”. Ne kete rast gishtin nuk mund ta drejtoj te ju (pasi ju nuk jeni epidemiolog), POR TE ATA QE JU KESHILLOJNE!”, shkruan Muka./FastNews.al

Share: