Kryeministri Edi Rama reaguar përsëri në lidhje me masat e marra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u rikujton përsëri qytetarëve se që nga nesër në orën 13:00 deri ditën e hëmë gjithçka do të jetë e mbyllur.
Rama shprehet se nga dita e hënë do të zgjatet fasha orare deri në orën 17:30 ndërsa autorizimi për leje dalje do jetë 90 minuta.
Reagimi
🔴 NESËR ËSHTË DITA E FUNDIT ME FASHËN ORARE DERI NË 13.00😊
🔴 NGA NESËR NË 13.00 DERI TË HËNËN NË 05.00 GJITHÇKA DO TË JETË E MBYLLUR DHE TË GJITHË NË SHTËPI🙏
🔴 NGA E HËNA, FASHA ORARE DO TË ZGJATET DERI 17.30 DHE AUTORIZIMET PËR LEJE-DALJE PËR PAZAR DO TË JENË 90 MINUTA😊
Pak nga pak dhe me durim, do të dalim me kokën lart nga kjo luftë🇦🇱.