Home Gjeo-Ekonomia “Të ka sjellë qeveria aty” – Neranxi akuzon Bregasin në “Open”

“Të ka sjellë qeveria aty” – Neranxi akuzon Bregasin në “Open”

Në pjesën e tretë të emisionit Open në Top Channel u diskutua për paketën ekonomike të lançuar nga qeveria. Kriza që ka kapluar biznesin solli një debat të fortë mes dy prej biznesmenëve përfaqësues në emision.

Debati u zhvillua mes dy biznesmenëve Nikollaq Neranxi dhe Luan Bregasi. Debati mes tyre nisi kur Bregasi tha se këto kohë ka pasur biznese që kanë fituar, duke injoruar argumentet e drejta të ngritura nga Neranxi mbi gjobat dhe kamatë vonesat në periudhën e karantinimit të biznesit dhe konsumatorëve.

Unë them që ka biznese që kanë fituar gjatë kësaj periudhe, pasi ka qenë të hapura- tha Bregasi.

Kemi qenë në luftë. Vetëm ushqimoret kanë qëndruar të hapura. Kanë punuar dhe jo fituar- ndërhyri Neranxi.

Kanë fituar pasi njerëzit kanë blerë, kanë qëndruar në radhë për të blerë, kam qëndruar edhe unënë radhë. Ata kanë fituar dhe duhet të paguajnë taksa- vijoi Bregasi duke e barazuar vetem me qytetarët e varfër me pa të drejtë.

Nuk bie dakort me ty. Nuk kemi fituar dhe skemi pse paguajmë taksa. Të ka sjellë qeveria aty. Ke hapur biznes në kohën e rilindjes- hodhi akuza Neranxi dhe nuk mori përgjigje nga Bregasi.

Share: