Home SOCIO-POLITIKE Të nxësh online në Shqipëri! Dr. Enriko Ceko

Të nxësh online në Shqipëri! Dr. Enriko Ceko

Në ditët e sotme, për shkak të pandemisë Covid 19, më shumë se 800 milion nxënës janë prekur në nivel botëror nga mbyllja e shkollave dhe universiteteve. Kjo është shifër e deklaruar ditët e fundit nga ana e OKB-së. Por, të nxënit vazhdon online. Nga të tëra studimet e kryera në fushën e të nxënit online, rezulton se ngulitja e dijeve te nxënësit e studentët nuk është thjesht rezultat i nivelit të mësuesit apo pedagogut, por vjen kryesisht nga cilësia e arsimit prindëror.

Arsimi prindëror është pak a shumë kujdesi që tregojnë prindërit për fëmijët e tyre, qëkëta të fundit të shkojnë mirë në shkollë. Në lidhje me këtë, për të nxënit online problematika më e madhe paraqitet në vendet e varfëra dhe në zhvillim, ku niveli arsimor i prindërve është më i ulët se sa niveli arsimor i prindërve në vendet e zhvilluara dhe aksesi në burimet online është më i pakët.

Në Kinë, rreth 10% e të tërë shkollarëve vitin e kaluar nuk kanë patur lidhje internet dhe pajisje për të mundësuar këtëlidhje. Në Britaninë e Madhe, 10% e familjeve nuk kanë asnjë lidhje interneti. 

Kuptohet se të nxënit online ose klasat virtual të ofruara në internet, janë shumë ndryshe nga të nxënit tradicional, brenda në klasë, në prani të pedagogut. Kjo mënyrë të nxëni ka filluar në vitin 1990, me fillimet e internetit dhe është mbështetur në mënyrë të vazhduar nga avancimi i teknologjive që edhe sot janë në transformim. 

Duket se është diçka më e avancuar se sa të mësuarit me korrespondencë, kurset e para të të cilës njihen në historinë botërore të edukimit që nga fillimi i shekullit 19, dhe që ka të bëjë me mospasjen e mundësive për të vazhduar shkollën në mënyrë të përditëshne, për shkak të largësisë dhe kushteve të tjera jo të përshtatshme.

Në fillimin e viteve 1900, me përmirësimin e teknologjive të komunikimit, arsimi në distancë kaloi në valët e radios. I pari program mësimor me anë tëradios u licensua në vitin 1919 në Universitetin e Wisconsin. Kalimi nëteknologjitë televizive ri që të aplikohej ajo që në gjuhën e arsimit quhet “telekurs”. Këto kurse janë eksperimentuar në vitin 1930 dhe mëtej në vitin 1950 u licensuan televizione të veçanta për edukim nëdistancë. 

Mësimi online u aplikua për hetë të parë në vitin 1982 nga “Western Institute of Behavior Sciences” në Kaliforni në programet “Strategic and Management Studies School”, ku u ofruan programe të nxëni nëformën e konferencave kompiuterike për studentët dhe manaxherët. Programet e para plotësisht online janë organizuar në vitin 1998. Për një periudhë vetëm 8 vitesh, numri i studentëve të regjistruar në kurset online në SHBA, u rrit nga 8% në më shumë se 20%, ndërsa në vitet nëvazhdim, numri i studentëve të regjistruar në kurset online në gjithëbotën luhatet midis 20% – 50%. Në vitin 2020, pandemia globale e koronavirusit bëri që shumë universitete të kalojnë me nxitim në mësimin online.

Institucionet e arsimit të lartë në Shqipëri, e aplikuan gjerësisht këtëmënyrë të nxëni sapo Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Rinisë lejoi mundësinë, pra rreth 30 – 35 ditë më parë, por duhet shtuar se ne pedagogët e kemi aplikuar këtë mënyrë të nxëni edhe më parë me klasat virtuale në rrjete e platforma të ndryshme dhe libraritë online janë diçka shumë e zakonshme tashmë në IAL-të shqiptare dhe kjo sepse, tashmë, me këtë mënyrë të nxëni

(1) janë përmirësuar shumëmetodat e shpërndarjes,

(2) ka më shumë fleksibilitet,

(3) nuk kërkohet prezenca online gjatë tërë kohës së mësimit, shtuar këtu se tashmëpërballë ndryshimesh të mëdha në teknologji,

(4) edhe në aftësitë qëkërkohen nga punëdhënësit, predominojnë kërkesat dhe nevojat për punëmarrës që njohin teknologjitë dhe që kanë aftësi shumë të mira komunikuese. 

Zgjerimi i të nxënit online me diskutimet online për temat e mësimit, zhvillimet e mundësive në postën elektronike, kombinuar edhe me thirrjet telefonike, janë mundësi shumë të mira dhe lehtësi, që krijojnë mundësi për të nxënë në çdo kohë dhe në çdo vend. Nga ana tjetër, kjo mënyrë të nxëni u jep më shumë kohë studentëve që të kthejnëpërgjigjen e saktë, duke krijur më shumë mundësi që ata në kushte joshkollore të lexojnë literaturën dhe të kërkojnë edhe në internet për çështjen për të cilën nxënë.

Kjo bën që edhe informacioni që përftojnë këta studentë të përpunohet edhe më shumë dhe me më shumë cilësi. Një çështje interesante paraqitet pjesa apo fakti se studentët duhet që tëshkruajnë më shumë se sa në kushtet e të nxënit në klasë dhe kjo bën që edhe aftësitë e tyre në të shkruar të përmirësohen e zhvillohen. 

Është e vërtetë se në kushtet e të nxënit online për shkak të pandemisë, individi mund t’a ndjejë vehten edhe disi të izoluar, sepse nëse nuk do ishte kjo gjendje, edhe nëse të nxënit do ishte online, studentët nuk do e ndienin vehten të izoluar, pasi do dilnin e do komunikonin edhe mëshumë në mënyrën tradicionale. 

Për të nxënit online ka mësim sinkron dhe mësim jo-sinkron. Mësimi sinkron është mësim kur në një platformë në të njëjtën kohë, qoftë edhe me pamje vizuale dhe me zë, studentët komunikojnë në të njëjtën kohëme pedagogun dhe midis tyre, ndërsa mësimi jo-sinkron i bën studentët më të pavarur, sepse edhe pse është online ata nuk komunikojnë në tënjëjtën kohë me pedagogun dhe midis tyre. Sidoqoftë, të dy metodat lejojnë që studenti, edhe nëse përgjigjet gabim, të jetë më shumëmundësi të korigjojë përgjigjen e gabuar se sa në klasën e drejtpërdrejtë, ku pedagogu nuk e ka mundësinë që t’i kontrollojë tëtërë studentët.

Në rastin specifik të vendit tonë mendoj se të nxënit online si proces është tërësisht e mundur që të realizohet me cilësi, por, mungon sistemi i manaxhimit të procesit, sepse në instituconet e arsimit të lartë nëShqipëri mungojnë aplikacionet softuerike për mirëmbajtjen, shpërndarjen dhe përcjelljen e materialeve, kanaleve dhe burimeve arsimore, që pengon kryesisht në nxjerrjen e rezultateve të sakta përfundintare të testeve dhe provimeve. 

Nga përvoja botërore del se, atje ku aplikohet të nxënit online, mëshumë se 75% e pedagogëve dhe rreth 80% e studentëve janë tëkënaqur me rezultatet. Mjaft interesant paraqitet fakti se në të nxënit online ka më shumë ndërveprim dhe integrim, personalizim, analitikë, këshillime, vlerësime të të nxënit, bashkëpunim dhe arritshmëri. 

Pra, në fund të fundit nëse studenti kërkon vërtet që të ketë cilësi në tënxënë, ai duhet që të kuptojë se pocesi i të nxënit ndodh në bashkëpunim me të tjerët të ditur dhe kjo duhet që të ecë paralelisht me përmbajtja e procesit të të nxënit, që duhet të ketë kuptim për studentin. Kjo ndodh kur ka angazhim në të nxënë dhe kur ka diskutime midis vetë studentëve. Qasja e sotme ndaj të mësuarit online ka të bëjë me, përqendrimin, angazhimin dhe të nxënit aktiv, ku rëndësi të madhe merr të nxënit në mënyrë të pavarur. 

Nga përvoja e mëparshme e kolegëve të huaj, nga përvoja e kolegëve shqiptarë dhe nga përvoja ime personale mendoj se për të patur sukses në të nxënit online është shumë e rëndësishme që (1) të kjohet njëmjedis i qartë, (2) të nxiten sudentet që të mendojnë për përvojat, besimet dhe paragjykimet e tyre në lidhje me të nxënit online, (3) të përdoren strategji mësimore që nxitin angazhimin dhe pjesëmarrujen e studentëve në klasat virtuale, (d) të përdoren problemet e botës reale që ndihmojnë studentët në zgjidhjen e problemeve dhe t’i orientojn ata për veprim.

Që studentët të jenë të suksesëshëm në të nxënit online duhet që të kenë disa karakteristika. Ata (1) duhet të jenë të angazhuar në mënyrë aktive gjatë gjithë kursit, (2) të bashkëpunojnë midis tyre në punë në grup, (3) të bashkëpunojnë me pedagogun për eliminimin e ndjenjës së izolimit, (4) të bëjnë lidhjen midis botës reale dhe përmbajtjes së lëndëve që nxënë online. 

Megjithatë, në fund të fundit, qëndrimi që mban studenti ndaj të nxënit online lidhet shumë dhe me aftësinë e pedagogut për të ndikuar në vlerat dhe besimet e studentëve, duke i nxitur ata për (1) të qenë të vetëmotivuar, (2) të aftë të menaxhojnë kohën e tyre në mënyrë efektive, (3) të kontribuojnë në diskutimet e kursit dhe (4) të kenë një gatishmëri për të mësuar, pa harruar aftësitë arsimore të prindërve dhe të familjarëve të këtyre studentëve.

Share: