Home KRYESORE Covid-19/ Shifrat globale: Mbi 200 mijë viktima dhe mbi 2.9 milionë të...

Covid-19/ Shifrat globale: Mbi 200 mijë viktima dhe mbi 2.9 milionë të infektuar

Të dhënat e universitetit tregojnë se numri i vdekjeve ka shkuar në 203.299, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara në 2.921.571 dhe numri i të shëruarve në 837.045.

Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 200 mijë.

SHBA vazhdon të jetë vendi më i prekur nga koronavirusi me 960,896 raste të konfirmuara dhe mbi 54 mijë vdekje.

Me 26,384 viktima Italia renditet e dyta për nga numri i vdekjeve, ndërsa Spanja renditet e dyta për nga numri i rasteve të konfirmuara me gjithsej 223,759 të infektuar.

Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur një pandemi globale. 

Top Channel

Share: