Home KRYESORE Policia rrethon Teatrin Kombëtar, Liçaj: Do e mbrojmë, nuk dorëzohemi

Policia rrethon Teatrin Kombëtar, Liçaj: Do e mbrojmë, nuk dorëzohemi

Ditën e sotme Policia Bashkiake ka rrethuar këtë pasdite Teatrin Kombëtar, i cili ka kaluar zyrtarisht në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Policia ka ngjitur vendimin e qeverisë te dera e Teatrit Kombëtar, ndërsa iu ka kërkuar artistëve të lirojnë godinën.

Ndërkohë, ky vendim është kundërshtuar nga artistët. Neritan Liçaj, një nga qëndrestarët kundër prishjes së Teatrit Kombëtar prej më shumë se dy vitesh është shprehur se kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Veliaj e kanë të humbur betejën e tyre kundër artistëve të cilët mbrojnë godinën simbol të kulturës dhe artit shqiptar.

Ai i bëri thirrje SPAK, prokurorisë së përgjithshme dhe të gjithë institucioneve të tjera që kanë për detyrë të mbrojnë Teatrin,  të tregojnë dinjitet. Liçaj tha se VKM për kalimin e Tatrit Kombëtar në pronësi të bashkisë është e paligjshme pasi ende është në fuqi ligji special Fusha.

Kryeministri i ra vetes në shpullë kur tha se kam që në ’98 që dua të prish Teatrin, ka 22 vjet që nuk e prish dot. Kemi vetëm një armik të vetëm, Edi Ramën që i është qepur këtij Teatri.Kush është ky zotëri që do të vedosë mbi fatet e artit dhe kulturës? Pse? Që të bëjë kulla dhe lekë për vete. Jam i bindur siç e kemi mposhtur këto 22 vjet dhe këtë periudhë, do ja dalim dhe kësaj radhe. Por mendoj se këta me Teatrin Kombëtar duan të spostojnë vëmendjen nga varfëria. Largimi i shqiptarëve, keqmenaxhimi i pushtetit, tërmetit dhe pandemisë. Kjo është më budallaqe nga ana e Ramës dhe Veliajt. Kanë ardhur tre policë bashkiakë dhe ca civilë, 25-30 vetë. Kanë dashur të futen me forcë në Teatrin Kombëtar duke nxjerrë një fletë bakalli atje që thotë se e marrim në dorëzim Teatrin Kombëtar. VKM është e paligjshme përderisa ligji special Fusha është akoma në fuqi dhe nuk ka rënë siç gënjen  kryetari i pavotuar dhe i paligjshëm i bashkisë Tiranë, që gënjen gjithmonë. Ligji bie kur qeveria e tërheq nga parlamenti, një gjë të tillë nuk e ka bërë. Boll me broçkullat e të pavotuarit dhe të paligjshmit Erion Veliaj, nuk gënjen dot më kaq ashiqare. Nuk mund të marrë me një defter bakalli një pronë kombëtare që i takon Ministrisë së Kulturës.Edhe shteti shqiptar nuk e shemb dot këtë Teatër se është në paligjshmëri dhe i kapur në aferën korruptive. Për të bërë miliona për vete do të shembë një nga institucionet kryesore të artit dhe kulturës në Shqipëri, për të cilat shqiptarët janë larë në gjak në shekuj. Do të marrë këto dy teatro kombëtare se do të bëjë lekë vetë ai përmes kullave dhe betonizimeve”,- tha Liçaj./ Opinion.al

Share: