Home KRYESORE Grupi demokrat shkarkon Rudina Hajdarin dhe vendos Myslym Murrizin kryetar

Grupi demokrat shkarkon Rudina Hajdarin dhe vendos Myslym Murrizin kryetar

Grupi parlamentar Demokrat ka vendosur të shkarkojë nga pozicioni i kryetares Rudina Hajdarin.

Neës 24 raporton se në mbledhjen e grupit me 9 anëtarë është vendosur që Hajdari të zëvendësohet nga Myslym Murrizi.

Vendimi është shoqëruar me debate të forta por tashmë shkresa për zëvendësimin e Hajdarit me Murrizin i është dërguar kryeparlamentarit Gramoz Ruçi.

Vendimi pritet që të zyrtarizohet në vijim me një deklaratë në Kuvend. Kjo nuk është hera e parë që Hajdari tentohet që të shkarkohet nga posti, pasi disa muaj më parë ishte Korab Lita që pretendoi se ka besimin e deputetëve për të drejtuar grupin. /Opinion.al

Share: