Home KRYESORE A do te demokratizohet Partia Socialiste?

A do te demokratizohet Partia Socialiste?

Nga Artur Nura

Demokratizimi i nje partie politike mvaret nga pesha qe ky organizim politik i jep regullave te miratuara dhe lidershipit te saj, ne rastin shqiptar nr. 1 te partise.

Sa me shume i nenshtrohet rregullave statutore nje lidership aq me e demokratizuar eshte partia dhe, sa me shume abuzohet mbi to, aq me autokratike eshte partia e sigurisht lidershipi.

Partia Socialiste ne pushtet duket se eshte qartazi perballe nje sfide te tille. Pushteti e ben sigurisht sfiden me te veshtire perderisa ky i fundit dominon jeten partiake.

Ne fakt, Komisioni i Garancive Statutore në Partinë Socialiste eshte mbledhur tashmr për të shqyrtuar kërkesën e firmosur nga katër deputetë socialist për të interpretuar statutin në rastin e zgjedhjes së kryetarit.

Në përfundim të mbledhjes, kreu i këtij Komisioni, deklaroi se është marrë në shqyrtim parimisht kërkesa dhe se për këtë do të dëgjohën edhe firmëtarët e saj.

Mbledhja e këtij komisioni brenda Partisë Socialiste lindi si nevojë pas kërkesës së firmosur nga katër deputetë dhe disa anëtarë të Asamblesë Kombëtare të partisë me objekt që lidhet me zbatimin dhe interpretimin prej këtij komisioni të shkeljeve të konstatuara në statut.

“Kërkojmë zbatimin dhe interpretimin e nenit 30 pikat 1/a, 1/b, 1/d, dhe pika 2 të Statutit të PS, mbi kufizimin kohor të mandatit të kryetarit të PS, si dhe mbi legjitimitetin e ushtrimit të funksioneve të tij në parti përtej këtij mandati”, thuhet në kërkesë.

Interpretim kërkohet edhe për çështje të tjera që lidhen me parimin e kolegjialitetit, garantimi i së drejtës kushtetuese, ligjore dhe statutore e çdo anëtari të PS, për të zgjedhur e për t’u zgjedhur në të gjitha organet drejtuese të partisë.

Nese pushteti do te degjoje ose jo kerkesat e ankimusve deputete, parimisht  nga kjo do te mvaret demokratizimi ose jo i Partise Socialiste. Opinioni publik do te jete deshmitar nese ne partine me te madhe politike do te prevaloje demokratizimi, apo pushteti!? Pjese tjeter e cila perflitet me titull “Nje anetar, nje Vote”  do te mbetet si “Teatri ne Ekran” qe kemi pas ndjekur cdo te premte ne te vetmin kanal televiziv ne diktature. Anetaresia edhe e toleron mungesen e demokracise, por elektorati jo.

Share: