Nga Ralf Gjoni
Mendoj se kur reagon biznesi, karrigia e çdo pushtetari duhet të dridhet… Dhe biznesi po gumëzhin gjithandej me pakënaqësi, si për qeverisjen qëndrore, ashtu edhe për atë vendore në Tiranë.
Ka një tendencë sot në Bashkinë e Tiranës, që çdo shqetësim të shprehur ta identifikojnë me sulme politike. E shoh nga sjellja, mungesa e transparencës, refuzimi për të dialoguar dhe mënyra si po manipulohen mediat pranë pushtetit, tek i cili unë fatmirësisht apo fatkeqësisht bëj pjesë, qoftë edhe indirekt për momentin…
Është përqasje e gabuar dhe e pasaktë kjo e miqve të mi në bashki. Dhe pikërisht këtu fillon arroganca qe ta ha kokën. Më vjen keq që ende s’po e kuptojnë.
Zgjohu Erion dhe hap sytë. Shumë të pakënaqur po shtohen në Tiranë! LSI-ja nuk ta dha mandatin që të qeverisësh me arrogance.