Nga Edvin Kulluri
Demokracia mbeshtetet mbi debatin e lire qe con tek zgjedhja mes atyre qe duan te qeverisin!
Qe nga Athina e lashte e deri ne Romen e antikitetit te Senatit, parimet e demokracise jane te njejtat! Debat, gare, transparence, llogaridhenie, pergjegjshmeri, virtyt!
Ne sot jemi katandisur tek militantizmi, pervetesimi i karriges, vendimet arbitrare, kercenimet ndaj rivaleve, polarizimi ekstrem qe ne fakt eshte “nje shfaqje teatrale” qe fsheh interesa ekonomike te nje grupi njerezish qe “mbreterojne” te dy krahet e politikes! PS dhe PD jane kthyer ne rreshtime militare rreth kryetareve! Ose u sherben atyre, ose je jashte sistemit!
17 vjet pa debat mes kryetareve te partive kryesore! 20 vjet pa debat mes kandidateve per kryetare bashkie ne Tirane, kryeqytetin politik!
Por kemi “ushtare” te armatosur me hunj dhe gure ne 21 janar dhe shishe molotov ne 2019! Kemi c’armatosur demokracine dhe kemi armatosur militantet qe ende besojne ne perrallat e ketyre “arlekineve”! Sa me shume perplasen militantet ne sheshe, aq me shume shtohen “milonat ne llogarite bankare”!
Kongrese dhe Kuvende ku pas “udheheqesit” flasin dhe nja 3-4 koperativiste te dalluar dhe ndonje student i hutuar nga salla e Pallatit te Kongreseve, qe ben thirrje per te mbeshtetur kryetaret! Per ironi te fatit, ajo salle ka qene salla e kongreseve te Partise se Punes!
Arta Dade dje ne bisede me Adi Krasten percmonte “rilindjen” si shkatterruese te PS, ndersa themelues te PD ndiejne “turp” si eshte katandisur partia qe rrezoi komunizmin!
Dje PS dhe PD u rreshtuan ne sintoni te plote kunder ndryshimit te Kodit Zgjedhor! Nuk duan zgjedhje te lire, refuzojne debatin dhe dialektiken demokratike! Lumturia u vjen vetem prej ca buratineve te emeruar ne parlamentin e tyre, por kurresesi te qytetareve! Por harrojne se 2017 nuk perseritet me! Edhe me sistemin aktual, monopoli anti-demokratik mund dhe do te thyhet!
Vullneti i qytetareve te lire do te perfaqesohet faktore politike qe do te cojne ne parlament vullnetin per gare, debat, perfaqesim, konkurence, meritokraci! Koha nuk punon per “sulltanet” por per qytetaret!
Boll eshte boll!