Home KRYESORE Kur shteti kontrollon gjithshka!

Kur shteti kontrollon gjithshka!

Mendime e Refleksione, NngaIngrid Mukeli Tendler

“Jeta ime ka qene mbushur me drama, disa prej te cilave, kanë ndodhur vertet” – Mark Twain

T’ja ajo, nuk është nje send apo dicka, thjesht ‘atje’, dicka qe na e dhurojne menjehere, me rrahjet e para te zemrës apo frymëmarrjes. JO. Jeten, ose me mire pjese te saj, ne duhet t’i fitojme në çdo moment të ri, e kjo ndodh, sa herë që hapim zemren e i pranojmë ato me mirënjohje.

Kjo, ndodh edhe me Fatin. Lumturia, apo Fati jane te trembur. Ata largohen, sapo ne fillojme t’i ndjekim. E keshtu ik, e ndiq, duket sikur nuk do t‘i kapim kurre.

Eshtë detyra jonë, qe te mos te dorezohemi, por zemerhapur e me durim, te vazhdojme t’i ndjekim e t’i therrasim, derisa ato, te fitojne besimin, te afrohen e te vendosin per te jetuar me ne…

Jam rritur në një familje të lumtur, si fëmijë e një shkencëtari të suksesshëm dhe një nëne të bukur – prindër te lexuar, që me hapën rrugën për një udhëtim intelektual, shume heret: Dostojevski, Turgeniew, Pasternak, Tolstoi, Dreiser, Hemingway, Dickens, Stendhal , Hugo, Balzak… do te me merrnin nga dora te me tregonin botën. Gjate rruges, thithja me etje e zell gjithçka qe kishte për të mësuar, gjëra të reja e te vjetra, nga njeri vend, ne tjetrin, kaperceja male fusha lumenj dete e oqeane… shikoja mrekullohesha, pastaj mbyllja syte e i kujtoja…Refleksionet filluan te me zgjonin deshira e endrra, te cilat largoheshin, kur permendesha e ndjenja nje peshe ne gjoks. Oh, sa doja te clirohesha nga ai shtrengim, te largoja peshen ne gjoks, të shkaterroja të gjitha kufijtë e të cliroja veten, por jo vetem, doja te cliroja shpirtin e gjithe shoqerise, qe ashtu, me zemer te lire, te kishin mundesine te zgjeroheshin e riformatoheshin perseri.

Eh, kohe e bukur e rinise… humbur ne biblioteken e saj, harroje llogarine per mbajtjen e shtepise.

Kujtoj, qe per vite me rradhe, destinacion i udhëtimit tim, per te ushqyer endrrat e idealet, do te ishte gjithshka e ndaluar.

Shume shpejt, fillova te rebelohem dhe shkak per kete, ishte hipokrizia. Ishte ajo hipokrizi, e cila u perceptua si e kudogjendur – në vendin e qeverisur nga komunistët, ne rruget e te cilit, nuk dukej asnjë makinë private, duke bere te mundur kesisoj, si ne nje fshat te vogel, njohjen e njerezve e kalimtareve me njeri tjerin.

Kaloja neper ato rruge, per te shkuar ne shkolle dhe me syte pulitur nga dielli i forte, mendoja per monotonine ne oren e mesimit. Qe te shpetoja prej saj, me ishte bere si ritual, te pyesja mesuesit per autore te ndaluar, kenaqesha kur shikoja bezdine e tyre, per t’u pergjigjur, ndersa beja te padituren e vazhdoja debatin me to…

Diktatura më dha një ndjenjë të largët, vëzhguese për botën.

Mbarova studimet ne akademinë e arteve per regjisure, nderkohe fati e solli te provoja veten disa here edhe si aktore, e te shijoja magjinë e Ibsen, Miller, Pirandello apo Schiller… Cfare kohesh, ne to po jetoja enderren! Perdja hapej – dhe bashke me te, e gjithë bota me shfaqej perpara. Atmosfera e vendngjarjes, ndertuar me frymezim, shoqeruar me nderthurjen e pistoletave e dritëhijes , fuqia e fjales dhe e interpretimit, magjepsja e muzikës – te gjitha sebashku, krijonin ate ndjesi te forte e te paspjegueshme ndaj Teatrit, ndjesi e cila, si nje droge e forte, i kthen te gjithe, aktore e vizitore, ne “skllever” te tij!!!

Tema e diplomes sime ne regjisure, ishte një kabare teatri me tekste nga Dino Buzzati, Heinrich Böll, Katherine Mansfield, Berthold Brecht, Azis Nesin, të shoqëruara muzikalisht nga elementë të “all that Jazz” të përzier me “some good old Blues”. Tirana nuk kishte parë kurrë më parë diçka të tillë. Publiku ishte i emocionuar e nuk pushonte duartrokitjet, ndersa unë…une gati u denova rrepte, per kete “shfaqje amerikane”, sic do e quanin aparatciket e partise…

„Detyra e artistit nuk është të tregojë gjërat, por të zgjojë dëshirën” -Hermann Hesse

Teatri është beteja pa gjak, edhe e paarmatosur, për zemrën dhe shpirtin e audiencës, aktoreve dhe regjisorit – pata fatin te perjetoja nga te dyja anet e aksionit, kesisoj e di, që suksesi varet nga shkalla e sinergjise, ku të dy palët janë të gatshëm të kthehen ne nje.

Për mua si regjisore, kjo gjithmonë ka nënkuptuar formulimin e pyetjeve, qe inkurajojnë aktorët, të japin përgjigje verbale dhe fizike. Ishte detyra ime, të integroja të gjitha këto në një tërë artistike, ku mendja dhe shpirti, koka dhe zemra, te lidhura me njera tjetren e do ishin permbajtja artistike e vepres.

Fjalë të thjeshta, fjali te qarta, krahasime të fuqishme, te artikuluar e percjelle bukur ne skene, detyre kjo, jo fort e lehtë për aktorin e autorin – por e vetmja ama, që do te rezononte teresisht me audiencën, per ta frymezuar e bere te mendoje: Kjo është mënyra e vetme, kur nje veper skenike mund te ofroje ndihmë, për të gjetur formulen, qe zberthen një botë apatike, kompakte, e te pakuptueshme, per ta ndryshuar ate: Ndoshta…ndoshta kjo është magjia që ka mbizotëruar qysh në rininë time, ky besim i verber tek forca e fantazise e imagjinates…

Teatri i mirë nuk bën premtime boshe, sikunder arti, nuk është thjesht, nje gjenerator i rinovimit te momenteve te vlefshme të së kaluarës, Jo! Arti eshte nje aktivitet, qe krijon dicka konkrete, dicka shkaktuar nga momenti, por qe ka nje zanafille te vjeter. Arti eshte nje dialog, qe rritet e zhvillohet konkretisht, ne varesi te paleve, artistit e publikut.

Censura e shpirtit e veshtiresi te tjera, do te me ndiqnin deri në kufirin e shtëpisë time… Ishte 14 dhjetor 1990. Lotët e lamtumires, per ëndrren qe shuhej, do te me pengonin te vizatoja silueten e asaj qe formohej rishtaz…
Vjena, metropoli i mendjeve te ndritura, qe mundesuan kthesën e progresin boteror ne shekullin e kaluar, kur intelektualë e personalitete nga e gjithë bota, do te takoheshin e pulsonin nëper “Kaffeehäuser”, – kafenete e dizenjuara enkas per to, po po, per te frymezuar ato personaliteteve, qe kerkonin shume me shume, se ajo, qe turqit, lane ne ikje e siper, – kafeja!

Mberrita ketu, ku endrra ime takoi realitetin, nje realitet te shoqëruar me ditë pa shkëlqim dhe ngjyra, ku oret i linin vendin njera tjetres me plogeshti…

Rrjedha e pandalshme e kohës, per vite me rradhe më barti, “lart e poshtë”, apo ” vajtje- ardhje”, në rrugën mes Vjenës dhe Tiranës. Disa dokumentarë, emisione kulturore ne TV. si dhe shfaqje skenike, do te mbanin firmën time artistike, ato vite.

Keshtu, “Jo vetem Kafe”, një program i perditshem 180-minutësh, i transmetuar çdo mengjes do te ishte nga projektet e para te medha, ku emri im do te dukej ne cilesine e autores e ideatores se formatit, njekohesisht dhe drejtueses se projektit. Ky prodhim, mjaft i perfolur fillimisht, arriti vlerësime te larta gjatë një periudhes sime tre vjeçare. Kujtoj ne ate kohe dhe dokumentaret, prodhuar me Televizionin Shtetëror Shqiptar (RTSH) “Përshëndetje nga Vjena” apo “Java e modës në Tiranë”

Megjithe veshtiresite e sketerres, ne syte e mij, arti është gjithmonë nje punë paqësore; qe ndërton ura shpirtërore për njerëzit, përtej të gjithë kufijve.

Kjo është arsyeja pse i kushtoj rëndësi të veçantë momentit ndërkulturor të veprës artistike të lindur nga dialogu midis kulturave!

Disa vjet më parë, një fokus tjetër i aktivitetit tim, do te shenonte nje etape te re, ne curriculumin artistik. Në bashkëpunim me Operën Shtetërore Shqiptare, si asistent regjisore, dhe perkthyese, më dhanë mundësinë të ndihmoj në formimin e zbatimit të projekteve të shumta kulturore ndërkombëtare, në bashkëpunim me kompani të njohura si Opera Kombëtare e Hamburgut (“Fidelio”, 2006,), Encompass New Opera Theater New York (“Kiss me Kate ”, 2007) dhe Staatsoper Wien (” Flauti Magjik “&” Fledermaus “, 2006-2007).

Ky lloj aktiviteti, i cili ka ne baze diplomacine kulturore, do te kthehej aktualisht ne fokusin kryesor, ne aktivitetin aktual familjar, por per kete, do te shkruaj here tjeter.

Me lejoni te kujtoj ketu, nderin qe pata ne v.2006, kur me thirren të moderoja “Opernball”, ne Teatrin e Operës në Tiranë.

“Përmbysje e përhershme estetike – kjo është detyra e artit” – Herbert Marcuse

Dhe cfare ka mbetur nga gjithe perpjekjet?:
Dëshira per art, deshira për t’i dhuruar shpirtin audiencës, qofte kjo nga skena apo ekrani, per të përjetuar e festuar sebashku idealet e lirisë, paqes dhe njerëzimit.

Nuk mbaj mend te kem insistuar ndonjehere në identitetin tim. Jam nje qytetare e botes-keshtu e kam pagezuar veten, -jam ajo, që udhëton midis gjuhëve, vendeve e kulturave të ndryshme. Më pëlqen ndryshueshmëria ime. Me pelqen, qe gjithshka, te cilen e konsideroj të rëndësishme, desheroj ta shpreh artistikisht, per te krijuar sinteza e ndërtuar ura, per te hequr kufijtë.

Ky është shqetësimi im dhe detyra ime e deklaruar, per arritjen e te ciles, nuk kam hezituar te ve ne funksion jo vetem skenen, por dhe media te tjera.

“Yesterday”,- një program televiziv i te shtunave vone, në të cilin kisha kombinuar “highlights”nga muzika botrore e viteve 50’– 90’, me sekuenca brilante te kinemase.

Televizioni në veçanti, që të mos humbasë në boshllëkun e një lumi imazhesh, ka nevojë te domosdoshme, te krijoje nje realitet, ku si preteks i tij, eshte arti… Nga ana tjeter, persa i perket gjuhës vizuale, televizioni është “poliglot”, ka shume potencial, për larmine e praktikave dhe mundesive të te berit art.

Si perfundim, ne sfondin e cdo vepre artistike, shoh një mundësi të jashtëzakonshme, qe lidhet me “karakterin” personal te saj, ne te, ka diçka metafizike, diçka që qëndron pas e le vend per interpretim. Arti, është gjithmonë një shenjë, një simbol, është mendimi simbolik që i bëri dikur qeniet njerëzore, te kthehen ne njerëz …
Le të shpresojme qe kjo praktikë, mund të kontribuojë në ndërtimin e një bote që mbizotërohet nga dashuria, siguria dhe besimi, bote e cila nuk do te diktohet, por do te drejtohet me elegance e butesi.

Aktualisht, duke marre shkak nga disa ngjarje te mbrapshta, me qendron pezull ideja e një dokumentari për vendlindjen time,- Tiranën, qytetin që ka pësuar një transformim të plotë gjatë tre periudhave historike – monarkisë, komunizmit dhe largimit pas-komunist.

Brenda 100 viteve, shkatërruar tri herë, duke sjelle keshtu histori te jashtezakonshme e nje mori pyetjesh.

Tirana eshte unike ne fatin e saj, ku brenda nje shekulli, i është dashur të “rikrijojë veten përsëri dhe përsëri dhe perseri…”

Asgjë nuk është siç ishte 30 vjet më parë. Qytetin tim duket se e ka perpire dheu, eshte zhdukur. Mbi te qendrojne fantazmat e së kaluarës, te cilat nuk kanë qenë kurre të heshtura, por vibrojne ende…Mendoj qe e reja, asnjehere nuk mund të zhvendose plotësisht të vjetrën. Roli i “Tradites”, i drites qe ke lene pas, eshte unik dhe i pazevendesueshem. Shkelqimi e energjia e saj, te ndjek, gjithe jeten, ty e brezat ne vazhdim…Pikerisht, mungesa e saj, me tremb, per vendlindjen.

Dikush nga ju, mund t’i quaj keto fjali, nje kujtim nostalgjik, mbase mbase te shpërfytyruar e ekzagjeruar, – por të gjithë, e perceptojne botën përmes modeleve të tyre të përvojës, permes strukturave të mendimit… Historia shumedimensionale e qytetit tim është rritur me mua; sa më thellë shikoj burimet, aq më shumë aspekte të reja me zbulojne parasysh, sekretet e tyre.

E ardhmja jonë është më se e pasigurt, dhe kjo pasiguri nuk ka asnjë marrëdhënie të lehtë me mënyrat politike, për të hyre apo dalë në një Evropë të bashkuar; Nje fakt eshte i sigurt, fati ynë është i lidhur fort me historinë monumentale të ketij kontinenti.

Pak rendesi, në fund të fundit, unë nuk do pushoj se pari qytetin tim, gjithmone me sytë e dashur të utopisë.

Njeriu mund të jetë një hero, në vuajtje, por ai është hyjnor, vetem kur është i lumtur! ” – Kleist Penthesilea

Share: