Nga Lëvizja Shqip.On
Dhuna administrative e një shteti¿ derdhet përditë mbi qytetarët e varfër.
Kërkesa e dokumentave të kotë dhe me noterizim për çdo shërbim publik shton “rracën” e noterëve që majmosen mbi hallet e qytetarëve.
Prandaj S. O. S. kërkon reduktimin e noterisë dhe vlerësimin e vetë-deklarimit si në vendet evropiane.
Shqiptarët janë i vetmi popull në Europë, që në erën dixhitale, iu duhet të noterizojnë çdo dokument duke rënduar dhe më tej ekonomitë e tyre.
Numri 10 fish më i lartë se në vendet perëndimore i numrit të noterëve, shitja apo dhurimi i liçencave është një tjetër perversitet i këtij shteti anti-qytetar.
ShqipON propozojmë rikthimin e vetë-deklarimit dhe kontratave mes palëve pa nevojën e figurës së noterit.
Krijimi i një qeverie elektronike dhe forcimi penal i deklarimit të rremë si vepër e rëndë penale janë rruga e duhur për lehtësimin e jetëve të qytetarëve.
Kush guxon fiton!