Home KRYESORE Masakra e heshtur në LURË, a ka fund?

Masakra e heshtur në LURË, a ka fund?

Jo më kot, në rrjedhën e historikut të Shqipërisë janë trashëguar më shumë ato ç’kanë thënë të përndriturit e përveçëm të këtij vendi kohë më parë, se ajo ç’ka ka mbetur nga krenaritë e fshatrave dhe luftrave bashkë për të trashëguar dhe ruajtur historinë.

Lura, është njëra syresh. At Gjergj Fishta, thoshte se: “Kush nuk ka parë LURËN, nuk ka parë Shqipërinë”. Rruga është e gjatë deri aty, por kur ti mbërrin e vetmja gjë që kërkon është të njohësh se çfarë ndodhi fill pas vdekjes së Skënderbeut rreth 1600-ës, kur DIBRËS i kërkohen 300 vajza për 300 oficerët e krajlit.

Kush e rrëfen historinë e kësaj beteje kur Ilnisa Agolli, pyet? Lura, historikisht ka pasur dhe 300 shtëpi. A ka diçka që fshihet pas kësaj? Çfarë gjen tjetër këtu? Turizmi malor me potencialet e tij, është ajo që do të marrë vëmendjen e Fshatrave të Shqipërisë. Të rinjtë e DIBRËS, kishin menduar që kjo udhë të ishte ndryshe. Në atë rrugë të harruar e të lodhshme që dikur është hapur me punë krahu, liqenet e Lurës janë perla e bjeshkëve. Po si kalohet nata tek këto liqene akullnajore?

Ç’të sheh syri dhe ç’të mendon mendja kur kupton se vlera botanike dhe ekologjike nuk është më e njëjta? Gjatë viteve të tranzicionit dëmet e Lurës janë masivi më i madh i një masakre të heshtur, mes natyrës dhe njeriut. Megjithatë, kur je në malet e Lurës koka të mbetet pas sado dhembjes kur sheh ujërat e bekuara. Vegimi pyjeve të gjymtuar dhembin njësoj si 530 vite të shkuar, kur në pranverën e vitit 1490 Lura rënkonte dhimbjen e shpagimit po njerëzor…por këtë herë ai është pushtues.

Por për çfarë flitet tjetër në vendin e dy vlerave identitare midis liqeneve dhe bashkëjetesës fetare? Banorët vetë çfarë thonë? Legjendat, cilat janë? Po vendet që duhet të mos lësh pa parë ku ndodhen? Shiheni më poshtë në videon që kupton se gjen gjithçka dhe humb rrugën e kthimit.

Top Channel

Share: