Home KRYESORE Vulgariteti nuk sensibilizon askēnd.

Vulgariteti nuk sensibilizon askēnd.

Nga Elona Caslli

Të jesh e vërtetë nuk do të thotë të jesh vulgare. Përkundrazi, e vërteta më e madhe zhvlerësohet dhe humbet të gjithë kuptimin e saj nëse përcillet me vulgaritet.

Protesta në parim synon tē ndërgjegjësojë një shoqëri mbi një fenomen të caktuar. Vulgariteti nuk ndërgjegjëson askënd. Përkundrazi, e zhvlerëson thelbin e protestës dhe e dobëson misionin e saj.

Shoqëria shqiptare është e rraskapitur nga vulgariteti. Ajo pak ndërgjegje qytetare që ka mbetur në këtë vend, mund të rizgjohet përmes të vërtetës, por kurrsesi përmes vulgaritetit.

Dhe e vërteta mund të jetë tragjike, e dhimbshme por kurrsesi vulgare.

Post Scriptum- Mund t’i mbrojmë shpirtrat përmes të vërtetës, por kurrsesi përmes vulgaritetit.

Elona Caslli

Share: