Home KRYESORE Kastrimi i pedofilëve/ Çfarë është dhe në cilat vende është miratuar me...

Kastrimi i pedofilëve/ Çfarë është dhe në cilat vende është miratuar me ligj?

Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri në një deklaratë publike sot, risolli në vëmendjen e Kuvendit të Shqipërisë, deputetëve, medias dhe publikut të gjerë, kërkesën e bërë publike 5 vite më parë, për miratimin e Regjistrit Kombëtar i Krimeve Seksuale ndaj Fëmijëve, nisur nga rasti i abuzimit të 15-vjeçares.

Ndërkohë në deklaratë CRCA/ECPAT Shqipëri kërkon vendosjen në Kodin Penal të Kastrimit Kimik për pedofilët.

Po çfarë është kastrimi kimik?

Kastrimi i njohur ndryshe nga populli si tredhja nuk kryhet pa kirurgji. Mjekët tregojnë se kastrimi kryhet më anë të një injeksioni me ilaçe të ndryshme, që në mënyrë efektive nuk mund të kryesh marrëdhënie seksuale.

Pra Kastrimi kimik është një trajtim nëpërmjet barnave në një person që vuan nga pedofilia dhe që është përdorur që nga viti 1944 për të ulur nivelin e testosteronit te burrat, duke parë si hormonin që shkakton shtytjen e seksit. Bëhet përmes administrimit të ilaçeve antandrogjen, qoftë në formë pilulash, ose më shpesh përmes injeksioneve.

Kjo metodë ndiqet në shumë vende të botës si në Argjentinë, Australi, Angli, Gjermani, Poloni, Moldavi, Estoni, Rusi, Francë, Danimarkë, Kanada, Zelanda e Re, Izrael, Indi, Indonezi, Korea e Jugut dhe 8 shtete në Amerikë.

Krimet seksuale përbëjnë një ndër krimet dhe shkeljet më të rënda për integritetit fizik, moral dhe emocional të fëmijëve duke tjetërsuar çdo aspekt të qënies dhe të të drejtave të tyre.

Vetëm gjatë vitit 2019 deri më sot në Shqipëri nga 66 fëmijë që kanë përjetuar dhunën 55 prej tyre janë fëmijë të dhunuar dhe ngacmuar seksualisht në ambientet e tyre të shkollës dhe shtëpisë.

Top Channel

Share: