Home KRYESORE Ahmetaj: Zero tatim fitimi për biznesin e vogël deri në 2029

Ahmetaj: Zero tatim fitimi për biznesin e vogël deri në 2029

Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj ka deklaruar sot se do të hiqen taksat për të gjitha bizneset e vogla me xhiro vjetore prej 14 milionë lekësh deri në vitin 2029.

Ky vendim vjen në kuadër të planit kombëtar 2030. Kujtojmë se dje kryeministri Edi Rama pohoi në emisionin “Opinion”, se do të hiqej kjo masë lehtësimi për bizneset e vogla.

“Jam këtu sot për të komunikuar me qytetarëve avancimin e planit kombëtar 2030. Ky plan do të jetë i detajuar, me reforma konkrete dhe me projekte konkret dhe me kalendarizim, muaj pas muaj e vit pas viti. Brenda planit kombëtar 2030, siç e ka konfirmuar dhe kryeministri Edi Rama, do të ketë një masë të rëndësishme për shumicën e shqiptarëve që punojnë në sektorin privat. Për shqiptarët që punojnë në biznesin e vogël. Kryeministri dje ka komunikuar iniciativën për çlirimin nga taskat per te gjithe biznesin e vogël deri në xhiron 14 milionë lekë. Zero tatime. Zerimi i tatimit mund te shoqerohet me heqje te vleres se tatimit te shtuar”,-tha Ahmetaj./ Opinion.al

Share: