Home KRYESORE E përdhunuan që në moshën 12-vjeçare, Adriana: Abuzoheshim të gjithë

E përdhunuan që në moshën 12-vjeçare, Adriana: Abuzoheshim të gjithë

Historia shokuese e Adrianës, e cila u përdhunua fillimisht nga roja i jetimores në Shkodër dhe më pas u ngacmua seksualisht nga polici ku kërkoi ndihmë, mori vëmendje mediatike.

27-vjeçarja rrëfeu historinë tronditëse të jetës së saj, duke treguar se ishte rritur në shtëpinë e jetimores në Shkodër dhe se në moshën 12-vjeçare, roja i jetimores kishte abuzuar seksualisht me të për një kohë të gjatë. Ajo rrëfeu se roja e kërcënonte me jetë nëse do t’i tregonte dikujt për veprimet e tij, por Adriana zbuloi se të gjitha vajzat e në kësaj jetimore abuzoheshin seksualisht. Sipas rrëfimit të Adrianës, në jetimore nuk ishte vetëm roja që ushtronte dhunë seksuale e fizike, por edhe mësuesit e kujdestarët.

“Po kthehesha nga shkolla dhe roja nuk më tha asgjë. Më kapi nga flokët dhe më futi në një shtëpi dhe abuzoi seksualisht. Isha 12 vjeç. Kam bërtitur, por s’munda ta ndaloja. Isha e pafuqishme. Askush nuk mori masa, thjesht e hoqën nga puna. Vazhdoi dhuna dhe vazhduan abuzimet edhe nga fëmijët e rritur. I mësonin kujdestarët, që nëse Adriana nuk sillet mirë, do t’i bësh të njëjtën gjë. Një mësues i fesë islame abuzonte me ne. Na thoshte që çfarë do t’i bënte fëmijës së parë, do të na i bënte të gjithëve. Dhe abuzonte me ne. Na fuste në bodrum dhe atje kishte minj. Ne ishim fëmijë, trembeshim. Na rrihnin kur nuk bindeshim, nuk mundeshim të kërkonim ndihmë. Janë hakmarrë kundër meje. Më kanë bërë shumë të këqija. Edhe sot i shoh në ëndrra. S’di si ta shpreh. Abuzoheshim të gjithë. Në 2016-n mora guximin. Akoma ekziston ky fenomen në jetimore. Kam dëshmi dhe ja kam thënë policisë, por më kanë pyetur ku jam rritur dhe më kanë thënë që të iki.” tregoi ajo

Në këtë konvikt vajzat më të mëdha në moshë se Adriana ishin shndërruar në tutore duke i detyruar të tjerat që të kryenin marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës.

“Ato fusnin njerëz në konvikt dhe nëse nuk bëja shumën ditore të caktuar më rrihnin, më linin të flija nëpër korridore!”.- rrëfeu Adriana.

Gjatë rrëfimit të Adrianës u zbulua se ajo nuk kishte duruar më gjendjen në të cilën ndodhej dhe kishte shkuar të denonconte në vitin 2015 përdhunimin që i ishte bërë, por fatkeqësisht polici që e kishte pritur kishte abuzuar seksualisht me të.

Adriana kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për të bërë të mundur që zëri i saj të dëgjohej, por edhe për të falenderuar psikologen, Enidën për mbështetjen dhe kurajon që i kishte dhënë gjatë gjithë kësaj kohe për të përballuar të gjitha vështirësitë./Opinion.al

Share: