Home KRYESORE I gabuar gjithë sulmi ndaj viktimës!

I gabuar gjithë sulmi ndaj viktimës!

Nga Ergys Eskiu

Kujtoj të paktën katër raste të ngjashme duke filluar me zonjën në Lushnje të dhunuar nga kryetari bashkisë atje, kujtoj zonjushën nga Fush-Kruja e cila denoncoi dy herë dhunimin sadomazokist të djalit të deputetit të rilindjes dhe më pas i gjithë pushteti u investua të tërhiqej, kujtoj djalin që dhunuan tek këndi i lodrave të betonit, tek liqeni dhe gati i thyen duart gjatë prangosjes dhe ky rast tani kur nënës i kanë dhunuar në mënyrë shtazarake dritën e syve të saj.
Këto janë raste tejet të rënda dhe askush nuk duhet të shkëpusë vëmendjen nga llogaridhenia qeveritare!

Në këto raste njerëzit në rrjetet sociale pasi i janë turrur pushtetit i kthehen viktimës për t’a depersonalizuar dhe për ta dhunuar e vendosur nën një presion të lartë!

Kjo sjellje është shumë e gabuar në mendimin tim dhe e pafalshme për ata, që pretendojnë se kanë “dy pare mend” në kokë.

Personalisht jam ndier shumë keq dje dhe sot kur hap telefonin dhe shoh të merren me viktimën.

Propaganda qeveritare arrin ta përdorë turmën sipas interesit të saj dhe turma nga nevoja, deri diku edhe patologjike, për të marrë vëmendje bie në kurth dhe thjeshtë e shkarkon tensionin e brendshëm pa efiçencë, por “uji ngelet i qelbur”. Pushteti në saj të propagandës mbijeton dhe kjo i bën të gjithë viktima, edhe këta moralistët, që në fund i kthehen viktimës së pestë të pushtetit, opozitës, sikur e ka ajo fajin që nuk rrëzohet pushteti kriminal i rilindjes! Ushtrime i paparë për shkarkim tensioni të brendshëm dhe demotivues bën kjo dreq propagande, por ju a do i thërrisni mendjes dhe të orientoheni kundër pushtetit përfundimisht?

Juristët duhet ta dinë më mirë se në raste të tilla denoncimi i parë merret për bazë.

Tërheqja e denoncimit ose padisë bëhet o nga kërcënimi o nga korruptimi, ndaj sot drejtori, kriminel, i përgjithshëm duhet të merret patjetër i pandehur.

Çfarë e detyroi nënën të tërhiqej nga padia???
Pse nëna e priti në shtëpi dhunuesin e saj dhe djalit të saj?
A ndihet ajo e kërcënuar?

A ka marrë para ajo për të pritur drejtorin në shtëpi, të dalë foto me të?
Bëjani këto pyetje vetes para se të sulmoni viktimën.

Ndihmojeni viktimën, ndihmoni veten tuaj dhe suljuni pushtetit derisa ta rrëzoni nëse nuk pajtoheni me të!

Erges Eskiu

Share: