Ish deputetja e PD-se, sot deputete e PDIU-se publikon kete foto ne profilin e saj ne Facebook, me titullin ne italisht: “Donne in cerca di guai” qe mund te perkthehet ne menyre gjuhesore: Gra ne kerkim te problemeve…
Por duket se deputetja Doda nenkupton me kete foto sfidat e tyre. Te treja keto zonja qe vazhdojne te jene mikesha te mira, tashme kane marre drejtime te ndryshme politike.
Majlinda Bregu ka mbajtur pergjithesisht nje qendrim politik me integritet personal dalluar nga qendrimi i partise te cilin pergjithesisht e ruan me shume kujdes Albana Vokshi, tashme kryetare e organizates se Gruas Demokrate.
Dallimi politik midis te dyjave zonjave u theksua ne protesten e fundit perballe kryeministrise organizuar nga Vokshi dhe ku Bregu nuk mori pjese ne menyre demostrative. Qartazi duke mos ndare te njejtin qendrim per rendesine e problematikes qe nerrej me fjalorin e kryeministrit Edi Rama dhe jo me filozofine e tij qeverisese.
Ndersa Mesila Doda tashme “tradhetare” e linjes politike zyrtare te PD, ka deshmuar qe politikisht eshte nga “fshati i burrit” te saj gazetarit te mirenjohur Enkel Demi, Cam 24 karatesh.
Doda i eshte bashkuar PDIU- partise te quajtur partia e Cameve e cila vetem se fundi ka deshmuar me shume vemendje ndaj kauzes dhe jo pushtetit. Sigurisht Doda duhet ti jete bashkua ketij organizimi politik, jo per kauzen por per zgjedhje racionale te mbijeteses politike te saj.