Home KRYESORE Kosovë, negociata të shpejtuara, por jo të nxituara

Kosovë, negociata të shpejtuara, por jo të nxituara

Në bisedime, dialog dhe negociatashpejtësia lidhet me faktorin kohë, i cili ështëtejet i rëndësishëm.  Lidhur me shpejtësinë e arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi vërehengjithashtu qasje diverse në të gjitha nivelet, lokale, Rajonale dhe Euro-Atlantike. Debati nëdukje ka të bëjë midis ‘shpejtimit’ dhe‘nxitimit’. Por, në fakt, brënda këtij debati nëdukje për shpejtësinë, thelbi qëndron nëshfrytëzimin e konjukturave politike te aktorë e faktorë të rëndësishëm ndërkombëtar dhe tetaktikat të caktuara diplomatike në shërbim tëkëtyre konjukturave.  

       Një qasje është për shpejtimin e bisedimeveme qëllim që të afrohet zgjidhja përfundimtare e marrëveshjes gjithë-përfshirëse Kosovë-Serbi. Sipas këtij opsioni ky shpejtim do të ndihmontestabilitetin në Ballkan, do të nxiste reformat e brëndshme të të dy shteteve, do të përshpejtonterrugën e integrimit të Serbisë në BE dhe tëKosovës në NATO dhe BE. Kjo është qasja qëdominon politikën dhe diplomacinë Evropianenë këtë kohë, qasje e cila duket se ka kthyer sytënga Ballkani Perëndimorë me projekte rajonaletë zhvillimit dhe me politikat Evropiane tëzgjerimit. I ngarkuari i BE për ndërmjetësimin Kosovë-Serbi, Lajcak, duket se mbështetëshpejtimin, por jo nxitimin e negociatave përpërfundimin e marrëveshjes.   

       Qasja tjetër alternative për shpejtësinë e bisedimeve Kosovë-Serbi është për nxitimin e tyre sa të jetë e mundur, me qëllim qëmarrëveshja përfundimtare gjithë përfshirëse midis dy shteteve të finalizohet mundësishtbrënda shtatorit të këtij viti. Kjo qasje duket se ka zënë vënd në një masë të caktuar, jo krejtësisht të qartë në Shtëpinë e Bardhë. Nga media prestigjioze, analistë, diplomatë dhe personalitete Amerikane, Evropiane dhe Ballkanike mendohet se ky nxitim i diplomacisësë Shtëpisë së Bardhë është më së shumtipolitikisht i motivuar nga zgjedhjetpresidenciale në nëntor 2020 dhe i diplomatëvenë shërbim të tyre.

       I ngarkuari i Presidentit Trump për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell duketse është mbështetës i nxitimit të negociatave dhearritjen e marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi brënda pak muajsh. Përkujdesja e Grenellit është më shumë që t’i bëjë shefit të tij, sic thuhet gjërësisht në mediat botërore, një‘dhuratë suksesi’ në politikën e jashtme në pragtë zgjedhjeve presidenciale të Nëntorit 2020, sesa vetë përmbajtja e marrëveshjes. Grenell është gati të pranojë cdo lloj kompromisi, qoftëedhe me kosto për Kosovën dhe në favor tënjëanshëm për Serbinë, mjafton që të jetë një kompromis i dakordësuar nga palët dhe pastaj ceremonia protokollare e firmosjes të bëhet nëShtëpinë e Bardhë përpara presidencialeve tënëntorit 2020.

Është e kuptueshme se mbassfidave të diplomacisë Trump në Korenë e Veriut, në Iran, në Venezuelë, në Siri, në Kinë, në Palestinë e gjetkë, një ceremoni suksesi përzëmrën e Evropës, Ballkanin, Kosovën dheSerbinë do të ishte shumë e mirëpritur nëShtëpinë e Bardhë në prag të zgjedhjeve presidenciale.   

         Faktori politik në Kosovë, ndonëse nëmënyrë jo fort të hapur, por më shumë me qëndrimet e veprimet e veta dhe më pak me retorikë politike është e ndarë në dy qasjet e shpejtësive alternative të lartpërmendura. Njëpjesë është për shpejtimin e bisedimeve Kosovë-Serbi, por jo për nxitimin e tyre. Pra kjoalternativë është për…‘Running, but not rushing’! Pjesa tjetër, duket më e paktë dhe ngalart-poshtë në Kosovë është për nxitimin ekstrem të bisedimeve me Serbinë, deri në fund të shtatorit të këtij viti, mundëisht të arrijë edhemarrëveshjen brënda pak muajve.

       Midis palëve alternative në Kosovë, Presidenti Thaci mbështetë, deri në deklarimin e fundit para mediave në fillim të qershorit 2020, bisedime të nxituara, që të sjellin marrëveshjen përfundimtare Kosovë-Serbi ‘brënda fundit tëkëtij viti”. Për të arritur këtë nxitim tëpaarsyeshëm, të padobishëm, të padrejtë dhe me shumë rreziqe, Presidenti Thaci, me apo pa dashje po i kontribuon përcarjes së unitetitEuro-Atlantik, BE-ShBA për ndërmjetësimin ndërkombëtar Kosovë-Serbi. Kjo duket se Thaciështë duke insistuar në ndërmjetësimin e njëanshëm të ShBA, personalisht të z. Richard Grenellit si dhe është duke kundërshtuar përfshirjen e BE, personalisht z. Miroslav Lajcak.

      Lojrat midis dyshes ndërmjetësuese Euro-Atlantike BE-ShBA, me qëndrimet anti-BE dhegjoja pro-ShBA të Presidentit Thaci si dhepërpjekjet e tij për të mbështetur opsionin e nxitimit deri në theqafje të bisedimeve dhe përfundimit të marrëveshjes përpara nëntorit tëkëtij viti, janë jashtë cdo kuadri kushtetues sidhe jashtë cdo procesi gjithëpërfshirës parlamentar, politik dhe publik. Këto hapapersonal, Presidenti Thaci, duket qartësisht se indërmerr për arsye politike si dhe për problemepersonale me drejtësinë. Thaci, dyshoj se ështëgati të bëjë kompromise të dhimshme tejet tërrezikshme me territoret dhe ekonominë e Kosovës.

       Aktorët dhe faktorët kryesorë në Kosovë kanë përvojë me negociata ndërkombëtare në Rambuje në vitin 1999, në Vjenë me Ahtisarin 2005-2007, me Brukselin 2012-2018 dhe lypetta dinë mirë se marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi është nga më të vështirat sepse tanimë ajo do të jetë një kompromis i madh jo vetëm dy palësh Kosovë-Serbi, por katër palësh Kosovë-Serbi-BE-ShBA. Si e tillë kjomarrëveshje e kompromisit të madh don shumëkohë e maturitet dhe kurrësesi nuk mund tënxitohet brënda pak muajve apo brënda këtijviti.

        Natyrisht në shpejtësinë e arritjes së marrëveshjes kanë rolin e vet edhe dy negociatorët ndërkombëtar, Grenell dhe Lajcak, profili i të cilëve do të ketë ndikimin e vet. Grenell hyri në Kosovë me pozita të trefishta tëlarta, si ambasador në Gjermani, si Drejtor i Shtatëmbëdhjetë Agjensive Inteligjente nëShBA dhe si mediator në bisedimet me Serbinë. Por shumë shpejtë, Grenell u lirua nga postiambasadorial në Berlin, nga drejtimi iShërbimeve Inteligjente të ShBA e madje edhenga Departamenti i Shtetit. Pozita e Grenellittanimë është reduktuar në një mediator. Si mediator Grenneli deri tani paraqitet i paqartë. Grenell është mediator, por jo aq me sjellje, qëndrime dhe veprime prej diplomati. Mediatoridiplomatikisht është ndërmjetësues dhe jo imponues. Mediatori politikisht është përafruesdhe polarizues. Suksesi i Grenellit do të varetshumë nga afësia për të përafruar politikat nëKosovë e Serbi në mënyrë që të jenëgjithëpëfshirëse dhe për të ndërmjetësuardiplomacitë e dy vëndeve në mënyrë që tëarrihet kompromisi.

        Miroslav Lajcak është politikan dhediplomat nga Sllovakia, vëndi i të cilit nuk e ka njohur Kosovën. Por, si ndërmjetësues, Lajcakështë në rolin e përfaqësuesit të BE. Bazuar nëTraktatin e Bashkimit Evropian, Lajcak nukpërfaqëson në qëndrimin e tij politikënnacionale të Sllovakisë, as diplomacinëSllovake. Cdo zyrtar i lartë i BE, nga momenti iushtrimit të pozicionit në emër të Organizatës‘zhvesh’ kostumin nacional dhe lë pas flamurinkombëtar, sepse vesh ‘kostumin’ e Organizatësdhe mban flamurin e saj. Suksesi i Lajcak simediator në negociatat Kosovë-Serbi do të varetnga sa do të dijë të ndajë qartësisht dhe nëmënyrë konsistente qëndrimin e shtetit nga i cilivjen, Sllovakisë prej qëndrimit të Organizatësqë përfaqëson, BE.

         Ndërkohë, pavarësisht profileveindividuale, të dy ndërmjetësuesit, Grenell dheLajcak kanë një mision të përbashkët që mundtë realizohet nëpërmjet adresimit të dy sfidave. Së pari, ato të dy nevojitet që të arrijnëparaprakisht kompromisin midis dallimeve tëtyre, respektivisht të BE dhe ShBA, ndaj qasjespër projektit që do negociohet, për strategjinë e negocimit, për qëllimin dhe objektivat madhore,për prioritetet që do përcaktojnë për shpejtësinëe realizimit të marrëveshjes. Së dyti, pas rrafshimit të diferencave dhe arritjes sëkompromisit midis tyre ato do të duhet ti bëjnëpalët, Kosovën dhe Serbinë, që të rrafshojnëdiferencat dhe të arrijnë marrëveshjen e kompromisit. Kjo marrëveshje e pritshme, tanimë nuk do jetë thjeshtë një kompromisdypalësh Kosovë-Serbi, por një kompromis imadh ndërmjet katërpalëve në negociata, BE-ShBA-Kosovë-Serbi.   

        Bazuar në këtë analizë lidhur me shpejtësinë e negociatave dhe arritjes sëmarrëveshjes përfundimtare të dalë prej tyre, eshtë e rekomandueshme për palët alternative nëKosovë, që të fokusohen më shumë për thelbin e marrëveshjes Kosovë-Serbi, që të jetë në dobi tëpavarësisë, sovranitetit shtetëror dhe integritetitterritorial të Kosovës. Ndërkohë, shpejtësia e procesit negociator për arritjen e marrëveshjes, duhet t’i lihet ecurisë së vetë procesit negociatortë ndërmjetësuar nga uniteti Euro-Atlantik BE-ShBA dhe mediatorëve të emëruar prej tyre, Grenell-Lajcak.

        Afati kohor, ose shpejtësia e arritjes sëmarrëveshjes gjithëpërfshirëse përfundimtarelypet të mos ndikohet kurrësesi nga konjukturatpolitike të qëndrave ndërkombëtare dhe as ngaagjendat politike apo diplomatike personale tëaskujt në Kosovë, në BE dhe apo në ShBA. Kosova ka lindur si projekt Euro-Atlantik, ështëprojekt sui generis, i vështirë dhe lypet tëpërfundojë si i tillë deri në fund, me durim, qartësi, maturi dhe vizion. Prandaj kërkohet tëshpejtohet, po jo të nxitohet.

Share: