Home KRYESORE 15 vjeçari qëlloi për vdekje me thikë 25 vjeçarin/ Policia jep detajet:...

15 vjeçari qëlloi për vdekje me thikë 25 vjeçarin/ Policia jep detajet: Kemi arrestuar autorin

Pas një konflikti për motive të dobëta , një 15 vjeçar ka vrarë me thikë një 25 vjeçar nga Vlora dje në mbrëmje në lagjen 24 maji.

Policia ka zbardhur ngjarjen dhe thotë se rreth orës 22:50, në Spitalin Rajonal Vlorë ka shkuar i dëmtuar nga një mjet prerës, shtetasi Aleksandër Petanaj , 25 vjeç, banues në Vlorë, i cili ka ndërruar jetë pak orë më vonë.

Ndërkohë që është kapur autori. 

“Menjëherë pas ngjarjes, Policia nisi hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e saj dhe falë veprimeve të shpejta, hetimore dhe profesionale u bë identifikimi në kohë rekord, kapja dhe prangosja e autorit, shtetasit G. T., 15 vjeç, banues në Vlorë.

Nga hetimet e kryera dyshohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “24 Maji” Vlorë, pranë vendit të quajtur “Ish-ushqimores”, ku pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi G. T. ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin A. P., i cili ndërroi jetë rreth 4 orë më vonë në ambientet e spitalit.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me ngjarjen e ndodhur”, njofton policia. 

Top Channel

Share: