Home KRYESORE Prifti shqiptar shkaterron Mafien

Prifti shqiptar shkaterron Mafien

Don Samson Pjetraj, i lindur në Kosovë, përkatësisht në një fshat të vogël të quajtur Trakaniq të Gjakovës, i shuguruar për prift në Qershorin e vitit të kaluar, është me mision në një lagje të Napolit të Italisë, vend jo i lehtë për arsyje të shumta, duke filluar nga aspekti kulturor, ai arsimor, edukativ, social, ekonomik dhe mbi të gjitha, siç thotë “Il Mattino e la Metropolis”, është zemra e Camorra-s, ku gjithçka niset nga aty, gjithçka është e kontrolluar nga ata. ” Në zemrën e kësaj lagjeje, gjendet Qenda Edukative Rinore ” Don Bosko “, e cila mirret me fëmijë dhe të rinjë të braktisur nga shoqëria. Këta fëmijë dhe kjo rini e këtij vendi, kanë vetëm një zgjidhje për të ardhmen e tyre: të bëhen vrasës për ” bossa ” dhe ” kapo ” të mafijas, dhe si injorantë, të përfundojnë nëpër burgje, ose akoma më keq; të vdekur rrugëve “- shkruan Il Mattino.

Shton Don Samsoni për gazetën tonë: ” Shumica e rinisë e kanë tashmë një punë, të pistë sigurisht, ata punojnë si vrasës me pagesë për ” bossat ” e tyre. Mund të duket si skenarë filmash, të tillë si ” The Godfather “, por fatkeqësisht ky skenarë nuk është film. Është mëse i vërtetë, është realiteti “. Në këtë realitet, don Samson Pjetraj është duke përdorur të gjitha mënyrat e mundshme për ta rrënuar nga brenda mafian. Problemi i parë për të ndërmarrë masa këtu është injoranca në popull, një shumicë nuk dijnë as të flasin gjuhën italiane, perdorin vetëm dialektin, ndërsa një pjesë tjetër, poashtu e madhe, nuk frekuentojnë fare shkollën.

Kështu Qenda Rinore, me në krye Priftin shqiptarë, ka filluar me aktivitete formative: perforcime shkollore, ku lexohet e mësohet; praktikohet arti për të gjitha moshat, vizatimi, piktura, vallëzimet, si dhe aktivitetet sportive: futboll, basketboll, boks, karate, batminton, tenis, ping-pong, rugby, si dhe aerobika. Don Samson Pjetraj poashtu vazhdon të tregojë më shumë për këtë qendër: ” Qendrën Rinore e frekuentojnë me qindra e qindra, me të gjitha këto aktivitete kemi për qëllim kryesor t’i largojmë nga rruga të rinjtë, të mësojnë diçka për jetën e tyre, të aftësohen në sfera të ndryshme, dhe mbi të gjitha të mësojnë edukaten mesatare, atë të të qënurit ” qytetarë të ndershëm “. Gjithka është falas, qëllimi nuk është paraja, por është qëllimi i vetëm t’i largojmë nga thonjët e ” njerëzngrënësve “. Kur futen në këtë Qendër, ata janë të gjithë të njejtë, si fëmija i nje mafiozit, poashtu edhe ata fëmija të familjeve të ndërgjegjshme.

Konsiderata ndaj tyre është e njejtë, bëhen pjesë e të së njëtës bashkësi. Nuk na intereson nëse babain e ka në burg, ose gjyshin e ka të atij apo këtij klani, mysliman, jo italian ose persona me aftësi të kufizuara. Qendra bashkon atë që ideologjia mafioze e ka ndarë, dhe si magji, këto aktivitete bëhen ishulli i lumturisë për ta. Të kalosh andej pari nga ora 15:00 deri në orën 23:00, dëgjon vetëm muzikë, brohorimat e tyre duke lozur me top, kënduar, argëtuar e mbi të gjitha nuk shikon një fytyrë të trishtuar.

” Prifti shqiptarë me urdhërin salezian, thotë për gazetën Metropolis se ” Duke larguar të rinjtë nga jeta e keqe e garantuar, në një vend të sigurtë siç është Qendra, ëndërrohet tashmë nga shumë banorë të kësaj lagjeje ” . Ai poashtu shton se ” Kultura është mjet më i sigurtë për t’i larguar nga kjo anektodë e errët, sepse ne duam ta shpëtojmë këtë qytet, sëbashku me fëmijët, të rinjtë dhe familjet e tyre.

Ne nuk kërkojmë asgjë të jashtëzakonshme nga ata, vetëm rregulla bazike, edukative, gjëra që secili prej tyre, ka potencialin për t’i bërë, të mos bien nga rruga fjalët e ndyta, grindjet, rrahjet, pështymjet, ofenidmet ndaj njerëzve përreth dhe ndaj Zotit dhe shenjtërit “. Il Mattino ditë më parë shkruante për priftin shqiptarë, duke thënë : ” Ka qënë i kërcënuar me jetë gjatë këtyre muajve, katër herë nga familja mafioze, pikërisht për mënyrën e tij, që arrin t’i bashkojë fëmijët dhe të rinjtë, dhe për aktivitetet e shumta që i ka ofruar këtij vendi

Gjithçka nga këto, i bezdisin familjet mafioze, sepse duke frekuentuar qendrën, të rinjtë kanë filluar të largohen nga ajo rrugë e keqe, dhe fillojnë krejtësisht një rrugë tjetër, të re. Shumë herë popullata nuk e di të bëjë dallimin mes të keqes dhe së mirës, jo për fajin e tyre, por kjo si pasojë e rrethanave në vendin e tyre, dhe edukatës familjare. Kurse në Qendër jetojnë në një ” ajër të pastër ” edukate, ku e bardha është e bardhë dhe e zeza është e zezë; e mira është e mirë, ajo që të mbanë gjallë, kurse e keqja është e keqe, ajo që të vret rrugëve.

Për nga mënyra e egër që trajto këto familje mafioze, don Samsonin e quajnë ” Hitler “, por për rininë dhe fëmijët ai është një engjull i ëmbël, që disa herë ka rrezikuar jetën për t’i mbrojtur dhe garantuar jetën e tyre”! –Shqiptari.eu

Share: