Humb betejën me koronavirusin mjeku, Arjan Pushi.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi ndarjen nga jeta të profesorit të Fakultetit të Mjekësisë, i cili ndërroi jetë pak momente më parë në spitalin Infektiv, i prekur nga COVID19.
Profesor Arjan Pushi ka patur një karrierë të spikatur në fushën e hematologjisë dhe ka përgatitur shumë breza studentësh të Mjekësisë.
58-vjeçari është mjeku i parë, i cili ka ndërruar jetë nga koronavirusi në Shqipëri./Opinion.al