Home Gjeo-Ekonomia Raporti i Senatit Amerikan: Njohja reciproke duhet të jetë elementi kyç i...

Raporti i Senatit Amerikan: Njohja reciproke duhet të jetë elementi kyç i marrëveshjes Kosovë-Serbi

Raporti i Komitetit të Senatit Amerikan për Shërbime të Armatosura për vitin fiskal 2021, thekson se normalizimi i marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë do të sillte paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor.

“Komiteti beson se SHBA-të duhet të vazhdojnë të mbështesin përpjekjet diplomatike të Kosovës dhe Serbisë për të arritur një marrëveshje historike për normalizim të raporteve me njohjen reciproke si element qendror. Një marrëveshje e tillë është në interes të dy shteteve dhe do të rrisë sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në raport

Tutje në këtë raport theksohet se Shtet e Bashkuara të Amerikës duhet të vazhdojnë mbështetjen e përpjekjeve diplomatike të Kosovës dhe Serbisë për të arritur një marrëveshje historike të normalizimit të marrëdhënieve në mes të dyja vendeve.

Komiteti i Senatit Amerikan thekson se njohja reciproke duhet të jetë në elementi kyç për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë.

Po ashtu theksohet se Kosova dhe Serbia duhet të heqin dorë nga veprimet të cilat mund ta vështirësojnë arritjen e një marrëveshje.

Në këtë raport theksohet se SHBA-të duhet të vazhdojnë të mbështesin tranzicionin gradual të Forcës së Sigurisë së Kosovës drejt një ushtrie multi-etnike e cila ndërvepron me anëtarët e NATO-së përmes një procesi transparent që respekton dhe të gjitha të drejtat e të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe promovon sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

“Së bashku me aleatët dhe partnerët e Shteteve të Bashkuara, SHBA-të duhet të vazhdojnë përkushtimin ndaj Forcës së Sigurisë së Kosovës, dhe të ndërmarrin të gjitha hapat e duhur që Forca e Sigurisë së Kosovës të ketë personelin, kapacitet dhe resurset e nevojshme që të ushtroj misionin e saj kritik”, thuhet në këtë raport. Marre nga Telegrafi

Top Channel

Share: