Arben Shehu është zgjedhur si kryetari i ri i Kontrollit të Lartë të Shtetit. Kuvendi ka miratuar kandidaturën e Shehut me 108 vota pro, 5 kundër dhe 4 abstenim.
Pas votimit, Shehu ka bërë betimin dhe ka falenderuar deputetët. “Falimenderit për besimin”, tha Shehu i cili zë kështu vendin e Bujar Leskajt i cili qendroi 7 vite në krye të KLSH.