Nga Keti Bazhdari
Deshmitaret e Jehovait jane njerez te mire!
(E di qe do te me paragjykoni, por e marr persiper koston)
Marr shkas nga tragjedia e fundit e ndodhur, si dhe per borxh moral ndaj disa personave me vlere, qe une kam njohur ne jeten time, te cilet kane zgjedhur ta shohin Zotin permes besimit Jehova. Zgjodha posacerisht ta pergjithesoj titullin, si kundepergjigje ndaj atyre qe zgjedhin te asociojne nje besim te tere me nje rast tragjik te ndodhur. Tradicionalisht edhe une i perkas nje besimi fetar, por personalisht kam zgjedhur ta besoj dhe njoh Zotin ne formen time. Me kete dua te them qe jam besimtare, por jo praktikante e rregullt e ndonje feje dhe s’kam asgje ne kundershtim me praktikat fetare, perkundrazi mendoj sa me shume te tilla te jene, aq me shume do te predikojne dhe shtyjne njerezimin drejt prosperitetit shoqeror. As nuk diskutohet qe ne permbajtjen e paster te seciles doktrine fetare qendron toleranca dhe respekti, keshtu qe cdo lloj ekstremizmi eshte puro egoist dhe i lidhur me interesa e shtysa, te cilat s’kane ne qender Zotin as dashurine. Ne keto raste, pervec distancimit , jam per nderhyrje te forte te ligjit.
Gjithsesi pa dashur te analizoj fatkeqesite e njepasnjeshme te familjes Josifi si dhe shkaqet, qe mund t’i kene shtyre ato zonja te shkreta te ndermarrin nje sere veprimesh radikale me jeten e tyre, dua te ndaj me ju refuzimin tim per te pranuar se promotor i ketyre akteve te dhimbshme mund te jete besimi Jehova. Disasocimi konitiv (depersonalizimi dhe derealizmi) njihen ne psikologji dhe jane probleme qe lidhen kryesisht me periudha katastrofash apo traumash te renda individuale, ku njeriu humbet kontaktin me realitetin, prandaj nuk eshte e drejte t’i atribuohen nje besimi fetar, pa prova e fakte, vetem e vetem se zonjat ne fjale kane qene praktikante. Sa katolik, musliman e ortodoks vrasin veten ne vit ne Shqiperi?! Po ne bote?! Pandemia eshte nje prej motivuesve kryesor te vetvrasjeve ne bote, kohet e fundit, dhe kjo pikerisht per disasocimin konjitiv dhe demet qe shkakton ne psiken e disa njerezve me te ndjeshem.
Sa i perket sfondit fetar, nuk ka vdekje aq tragjike sa vetvrasja, qe nuk e permban ne nje forme apo tjeter, por kjo nuk permbush dot nje prove per te akuzuar nje doktrine fetare apo komunitet te tere si bashkepuntore. Kush merr persiper te kryeje nje akt kaq te rende ka gjithmone nevoje per nje motivim madhor, i cili nuk lidhet me Token, sepse perndryshe nuk do te ishte nevoja te arrinte deri aty. Gjithmone ne fakt mundohem te analizoj fenomenet dhe te mos nepergoj personat, aq me teper te gjykoj dike qe zgjedh t’i jape fund jetes se vet dhe te jem une ne pozitat te them se si e pse e beri, por rasti i fundit eshte paksa delikat, pasi pervec drames se kesaj familje, disa po mundohen ta perdorin per te inkriminuar nje forme besimi, kur zgjedhja dhe praktimi i tij ne Shqiperi eshte i lire.
Kjo familje eshte perballur me fate vertete tragjike, vdekja e burrit, vdekja e dhendrrit, vdekja e vajzes,e ku rradha e fatkeqesive zgjatet aq shume, sa nis e behet paperballueshme nga anetaret e tjere edhe sikur te ishin nga mendjet me te kthjellta. Edhe njerezit me normal te mundshem, vjen nje pike e dorezohen duke terhequr njeri tjetrin brenda ne drame. Situata arrin deri aty, sa nuk kuptohet me ku mbaron tmerri e ku nis jeta. Dhe kjo nuk ka lidhje me fantazite e shumta qe kam lexuar keto dite ne media, qe jo deshmitaret e Jehovait thone se 144 mije vete do te shpetojne, jo sillen gjithe diten rrugeve pa pune, etj. Keto muhabete jane per kur nuk ke me cfare merresh . Deshmitaret e Jehovait besojne dhe predikojne Biblen, identike me ate te feve te tjera te krishtera, e cila s’permban definime te tilla.
Besimi Jehova ndryshon nga besimet e tjera vetem ne rang procedure. Nuk kane piktura si te katolikeve, priftat martohen si ortodokset, nuk festojne ditlindje, qe me duket e cuditshme, nuk marrin pjese ne cerimoni dasmash pa celebrim ligjor, qe edhe kjo me duket e cuditshme, nuk pranojne gjak, pervec nje versioni fiziologjik, ka nje shpjegim shkencor ky, por qe s’e njoh mire si argument dhe tentojne te martohen mes tyre, qe edhe pse nuk e ndaj, nje gje te tille tentojne ta propagandojne te gjitha fete. Pra keto jane gjerat me te “tmerrshme” te deshmitareve te Jehovait. Asgje me shume. Sa i perket punes, une njoh shume praktikante te besimit Jehova, te ndershem dhe teper te dedikuar.
Vete forma se si funksionon bashkesia e tyre, sepse e kemi diskutuar shpeshhere, ka nje model, qe jo cdokush mund ta perballoje. Qe do te thote se nje deshmitar jo vetem nuk paguhet nga bashkesia, por ai paguan nje perqindje mujore nga paga e tij per te mbajtur kishen me gjithe infrastrukturen e saj. Plus duhet te dali ne sherbim(predikim dere me dere i Bibles) cdo dite, dy ore dhe kete duhet ta beje te gjithe jeten vullnetarisht. E pikerisht ky vullnetarizem aspak tipik per boten e sotme, i sit njerezit qe ne filllim dhe lejon te afrohen vetem ato me te devotshmit ndaj Zotit e besimit. Une personalisht u kam rekomanduar shume shpesh miqve te mi, sidomos kur kishin pune ekonomike me ceshtje besimi te larte, qe t’i perfshinin edhe deshmitaret e Jehovait, kjo jo per te gjykuar e paragjykuar ne baze te besimit, por sepse personalisht kam patur eksperience shume te mire bashkepunimi dhe gezoj teper respekt per ndershmerine e tyre.
Them kur keta individe i perkushtohen Zotit pa asnje interes dhe vetem japin nga vetja e vet, pse do t’i bekan njeriut keq?! E di, ju dukem naive, por jam totalisht kunder ketij lloj lincimi ne media, aspak te drejte, qe behet kryesisht per klikime vetem sepse emertesa deshmitar i Jehovait, zgjon kuriozitet. Forma te tilla, te rrembyeshme, pa argumenta e prova reale dhe ku te gjithe vrapojme ta drejtojme gishtin si majmune, nxjerrin ne pah karakteristikat tona primitive dhe paragjykuese, te cilat i kemi sot e gjithe diten, por te pakten per fasade te mundohemi t’i fshehim!