Home KRYESORE NEKROFILI

NEKROFILI

Nga Skënder Tufa

Ne kete kohe te trazuar jane te shumte tipat, karakteret, mllefet e vjetra apo vete-reflektimi i kendit te erret per te cilin disa mendojne se pastrohet duke vjelle ndyresira.

Kam rastisur te shoh njerez te kompleksuar te cilet jane munduar te nxijne figura te vleresuara. Ne dy raste kam pare dhe familjare te te larguarve nga kjo jete, te cilet i jane drejtuar ligjit per te rivendosur ne vend dinjitetin e te afermeve te tyre te cenuar nga keta aneks-mostra. Koha, si ajo rrjeta e shtrire ne skajet tona, vete-sit vleren dhe llumin, te cilat duken qarte ne hapsiren e saje.

Kollozet qendrojne te patundur dhe te pagrryer nga erozjoni, ndersa zhumilet humbasin e cfryhen.

Se fundmi jemi duke pare fenomene te cuditshme, te dirigjuara a te reaksjonuara nga te sfrustuar, te cilet jane duke sulmuar vlera, nder ta ishte nje spiun i sigurimit te komuniznit, i cili sulmoi vleren kombetare CAMAJ.

Krejt rastesisht hasa me sulmin e nje vlere tjeter, PETRO ZHEJI.

Ndoshta keto veprime munde te dirigjohen dhe nga “Rilindja”, e cila duke llumosur gjithcka kerkon te vleresoje sketerren, ose ata qe padronojne ceshtjen shqiptare kane interes ta cvleresojne skajshem ate, per ta tretur me mire ne gelltitje.

Edison Ypin e kam pare ne prezantimet e tij karagjoze ne publik, si nje kendveshtrim ndryshe i realitetit dhe kam qeshur me te e menyren me te cilen na eshte ofruar, por shkundja mbas letargjise se ketij gjarperi te zgjuar cuditerisht kaq vone me helm-vjedhje, me shtyn ta shoh me mire kete ndalese, e cila me ka lene shijen e nje skenari operativ-vezhgues.

Nje puntor i rendomte (ne kohen e diktatures) diku andej nga Kino-studio, ben pushimet ne Pogradec e takohet me Lasgushin dhe pse ai jetonte ne Tirane.

Adhurues dhe i keshilluar i Kdarese.
Produkt Kadare?

Ne jemi komunista/ shoke te Enverit/ partija na kaliti / besnike te udhes se nderit.

Ky idhulli Kadare, jo vetem qe ka internuar nje familje dhe ka shtruar ne psikiatri e ka cmontuar si njeri nje te ri vetem se dashuroi, por ka dale edhe deshmitare ne nje gjygj politik kunder te burgosurit politik Petrit Karazi .

Kadare i urrente, Petron dhe Lasgushin, se nuk e duronte t’i shihte ata nga poshte hijes se tyre.

Dikush paska bere nje skice ne nje pakete cigaresh dhe te paska treguar ku gjendej Petro Zheji.

Edhe Tarasi me pakete cigaresh beri skicen ku gjendej Qemali dhe ia ofroi Italianeve.

Une nuk e kam njohur personalisht Petro Zhejin, por kam lexuar nga perkthimet e tij dhe kam degjuar shum per te dhe vlersimin e figures se tij, si dhe per kryevepren gjuhesore.

Profesori i nderuar Perparim Kabo thote: Petro Zhej eshte njeriu me i madh i te gjitha koherave per letrat Shqipe.

Petro ta hapi deren dhe nuk te pyeti, kush je, nga vjen dhe kush te solli.

Por, bujarisht te ofroj pak nga eremiteti i tij dhe erudicioni i pashtershem.

Ti leh e beshtyn tani qe ai nuk eshte me fizikisht mes nesh.

Petro Zheji bente jete eremiti dhe perkthente shkelqyer vetem per te mbijetuar, per te mos u tjetersuar, per te mos qene Kadare e ne kete mbijetese kishte fituar shqise-nuhatjeje per “cimka”.

Djali i Petros preferoi me pare te bente skicen e nje femre se sa te shkonte ne burg si shoku yt Jamarber Marko.

Kur ti hyje, personat qe ishin brenda shtepise se Petros dilnin jasht e kur ti dilje jasht ata hynin.

Si? Perse ndodhte kjo?

Po ata te gjithe te njihnin dhe flisnin se ti i kishe dale deshmitare gjakut tend.

Gjarperin … nuk e kam degjuar te beje ndonje veprim te tille. Paska dhe me keq.

Ata nuk te perzinin, sepse ishin koshiente qe ne cdo skute do te hynte sigurimi e duke te njohur ishin me te qete e me te kujdesshem.

Po! Kur te gjitheve ju hap goja Petro Zhejit ju mbyll, sepse gjiganti e kish nuhatur qe kishte ardhur koha e Kukuvajke – kuisjes.

Skender Tufa
07 /09/ 20

Share: